Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Ernest Koliqi dhe beteja e vështirë për vetëdijesim kombëtar
Opinione

Ernest Koliqi dhe beteja e vështirë për vetëdijesim kombëtar

adminBy adminMay 25, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ndue Ukaj

Si komb kemi vuajtë gjatë për shkak të aksidenteve fatale historike, prandaj kemi nevojë që orët e historisë dhe të kulturës t’i përsërisim shumë shpesh, të kujtojmë kah kemi ardhë, si kemi ardhë dhe ku jemi tani.

Mjerisht, shpesh jemi treguar tmerrësisht të shkujdesur në raport me të kaluarën tonë, ndaj rrëzohemi në të njëjtat gropa të zeza, sepse sillemi egërsisht me të kaluarën, nuk e shpjegojmë si duhet, e duam një histori që iu përshtatet epsheve të sotme e kjo “histori” për fatin e keq të disa trutharëve nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën e kombit tonë.

Ernest Koliqi, njëri prej krijuesve dhe intelektualëve më të spikatur të kulturës shqiptare, gjurmët e të cilit janë të pashlyeshme, te shkrimi me interes letrar e kulturor “Tre poetët më të mëdhenj shqiptarë” thotë se “De Rada (1814-1903), Naim Frashëri (1846-1900) dhe Gjergj Fishta (1871-1940) mund të konsiderohen me plot arsye ndërtuesit e Shqipërisë së sotme.”

Koliqi analizon rrethanat historike dhe mjedisin politik të jetës shqiptare përgjatë një periudhe gati njëshekullore, prej kur u botua “Milosao” i De Radës deri në vitin 1937 kur u botua “Lahuta e Malcis” integrale e Fishtës.

Në këtë shkrim, Koliqi analizon rolin e epërm, gati profetik që patën poetët shqiptarë në betejën e vështirë për vetëdijesim kombëtar, në një kohë kur gjendja e kombit ishte e mjerueshme, prapambeturia kulturore e thellë dhe përçamja e skajshme.

Në një gjendje të tillë, poetët shqiptarë, thotë Koliqi ngjajnë me Orfeun “që i lëvizte gurët me tingullin e lirës dhe u jepte shpirt në mënyrë që ata vetë të vendoseshin njëri mbi tjetrin dhe të ndërtonin qytetin e rrethuar me mure të mrekullueshme, ashtu edhe tre poetët tanë i bindën me forcën e pastër të poezisë edhe fiset më të konfrontuara shqiptare.”

Pra, këta poetë vepronin në një tokë ku sundonte errësira e padija e ku përçamjet ishin të hatashme.

Koliqi thotë:

“Pesë shekuj të një dominimi të errët dhe përçarës kishin mbjellun  në shpirtin e kombit shqiptar farën e tradhtisë që e brente dhe e shkatërronte ndjenjën mbi origjinën e përbashkët, përkatësisht vëllazërimin.”

Kjo farë e tradhtisë për të cilën flet Koliqi me gjasë ekziston ende mes nesh, pa u shkul kjo rrugët e kombit tonë do të jenë të zorshme.

Pra, në këtë betejë, dikur ishin poetët tanë thotë Koliqi, “ata që megjithatë i përvishen një pune që me virtyte magjike të këngës ia dolën ta zgjonin instinktin nacional, të mbetur gjallë edhe përskaj religjioneve dhe strukturave të ndryshme shoqërore të imponueme nga pushtuesit aziatikë dhe ta shndërronin atë në vetëdije kombëtare.”

Ne kemi nevojë të kthjellojmë raportin tonë me të shkuarën, të mësojmë prej saj dhe pastaj të kthjellojmë shikimin e të shohim ku jemi.

Më tej, Koliqi nënvizon një fakt për të cilin kemi nevojë të flasim shpesh, rrethanat në të cilat u ndodh kombi shqiptar pas vdekjes së Skënderbeut.

“Turmat shqiptare erdhën në Itali ku u pritën me zemërgjerësi”, thotë Koliqi dhe pastaj tregon se këta shqiptarë kishin me vete kujtimet e lavdishme dhe zakonet e tyre të cilave u mbetën besnikë deri në fund dhe ideja për një Shqipëri – Zonjë –  thotë ai, “ka fjetë plot katër shekuj dhe ca vjet në gjakun e këtij populli që ruante me një xhelozi të admirueshme kujtimin mbi Shqipërinë e lirisë të Skënderbeut.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.