Gjatë Diaspora Open Day, prezantuam Parkun Teknologjik, mundësitë që ofron, vizionin dhe misionin tonë për një Kamenicë më digjitale dhe më inovative.
I pranishëm ishte edhe Kryetari Kadri Rahimaj, i cili prezantoi projektet dhe rezultatet e qeverisjes së tij si dhe mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Diasporë. Takimi u përmbyll me një koktej dhe diskutime të hapura me pjesëmarrësit nga mërgata.
Faleminderit të gjithëve që ndan kohën dhe përkushtimin për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi./GJILANI INFO/






