Autoritetet zyrtare policore të Kosovës, kanë publikuar sot statistikat e përgjithshme të raportit ditor, duke bërë me dije se në gjithë teritorin e vendit janë shënuar 51 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me lëndime dhe 34 me dëme materiale.
Njoftohet se për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 107 gjobitje në trafikun rrugor,, janë arrestuar 16 persona, 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 2 persona në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


