Në raportin e fundit ditor të Policisë së Kosovës, prej 24 orësh, bëhet e ditur se brenda kësaj kohe kanë ndodhur 74 aksidente trafiku si dhe se janë shqiptuar 2 mijë e 226 tiketa gjobitëse trafiku, në tërë teritorin e vendit tone.
Ndërkaq, për të njejtën periudhë kohore janë arrestuar 21 persona, 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe një person në vuajtje të dënimit, njoftuan sot autoritetet zyrtare policore të Kosovës./Gjilani INFO


