Bazuar në statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, në tërë teritorin e Kosovës.
Sipas autoriteteve policore thuhet se 1 aksident ishte me fatalitet, 20 me lëndime dhe 39 tjerat me dëme materiale.
Brenda kësaj periudhe kohore, ndërkaq janë shqiptuar 2 mijë e 692 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për veprime kundërvajtëse në trafik rrugor.
Nga ana tjetër, njoftohet se brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 34 persona, 29 prej tyre janë dërguar në mbajtje si dhe 1 person në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


