Tashmë edhe është publikuar libri poetik, i katërti me radhë “Përtej dhimbjes”, i autores Sadbere Gagica, një vepër që trajton dhimbjen si përvojë ekzistenciale dhe jo si emocion të përkohshëm.
Me një gjuhë të përmbajtur dhe reflektuese, autorja ndërton një poezi që refuzon sentimentalizmin dhe synon thellësinë mendore.
“Libri trajton temat e humbjes, mungesës dhe kujtesës, duke e shndërruar përvojën personale në reflektim universal. “Përtej dhimbjes” u drejtohet lexuesve që kërkojnë letërsi të ndershme dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim. /Gjilani INFO/


