Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur sesioni informues në kuadër të projektit EIHE

December 11, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkollat e mesme të kësaj komune

December 11, 2025

Për një ditë 54 aksidente në Kosovë

December 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur sesioni informues në kuadër të projektit EIHE
  • Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkollat e mesme të kësaj komune
  • Për një ditë 54 aksidente në Kosovë
  • Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Llabjan të Novobërdës
  • Moti sot: Mëngjesi me mjegull, por ndërkohë priten edhe rreze dielli
  • Betohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 2 aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.
  • Konfiskohet një armë e mbajtur pa leje në Llabjan të Novobërdës
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Bislimi: Presim largimin e masave nga BE-ja ndaj Kosovës para takimit të nivelit të lartë, të 14 shtatorit
Lajme Qendrore

Bislimi: Presim largimin e masave nga BE-ja ndaj Kosovës para takimit të nivelit të lartë, të 14 shtatorit

adminBy adminSeptember 9, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka thënë se dialogu duhet të fokusohet në dy shtylla kryesore, konkretisht zbatimin e marrëveshjes bazë dhe bisedimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Bislimi këto komente i bëri në një intervistë për Danas, intervistë kjo e dërguar mediave nga Zyra për media e kryeministrisë, ndërkaq ka thënë se presin largimin e masave nga BE-ja ndaj Kosovës para takimit të 14 shtatorit për të siguruar barazinë e palëve.

“Kosova mbështeti marrëveshjen bazë dhe ofroi nënshkrimin e saj. Pala tjetër refuzoi nënshkrimin dhe po rikonfirmon çdo ditë qëndrimin se nuk e ka pranuar planin, por edhe po punon shumë për shkeljen e dispozitave të tij.

Strategjia më e mirë për të penguar haptazi zbatimin e saj është përmes përshkallëzimit dhe Serbia është shumë e suksesshme në këtë. Serbia jo vetëm që e ka ridrejtuar dialogun e Brukselit nga normalizimi në menaxhimin e krizës, por ka arritur gjithashtu të promovojë BE-në nga një lehtësues në një negociator.

Deklarata e BE-së e 3 qershorit, së bashku me masat e vendosura më pas e konfirmojnë këtë. Megjithatë, në më pak se dy javë do të ketë një takim të ri të nivelit të lartë dhe pritet që BE-ja të sigurojë barazinë e palëve në dialog duke hequr masat ndëshkuese para këtij takimi”, tha Bislimi.

Ai më tej shtoi se dëshirojnë që situata në veri të Kosovës të jetë më e mirë, por të paktën nuk ka tensione.

“..Kosova është shtet multietnik, në këtë drejtim, synimi ynë është të sigurojmë që anëtarët e komunitetit të integrohen institucionalisht. Ne jemi të vetëdijshëm se mungesa e policëve serbë nuk ngjall besim të mjaftueshëm dhe po bëjmë maksimumin për ta ndryshuar këtë, por kjo nuk mund të bëhet pa parandalimin e presionit dhe frikësimit të vazhdueshëm të Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës të cilët vendosin t’i bashkohen Policisë së Kosovës”, tha ai.

“Nuk ka barriera tregtare për mallrat e prodhuara në Serbi, por ka disa barriera që aplikohen për produktet kosovare që tentojnë të hyjnë në tregjet brenda territorit të Serbisë. Dhe këto barriera ekzistojnë për gati dy dekada.

Vendimi aktual është vetëm çështje sigurie, duke pasur parasysh dëshmitë e kontrabandimit të armëve në Kosovë, duke përdorur linjat e rregullta dhe kamionët për transportin e mallrave. Një ndërhyrje e tillë në çështjet e brendshme të Kosovës në sektorin e sigurisë është shkelje e rëndë jo vetëm e Marrëveshjes Bazike më të fundit (sipas së cilës Serbia ka pranuar të vendosë marrëdhënie normale e të fqinjësisë së mirë me Kosovën), por edhe të marrëveshjeve të tjera.

Ne duhet të sigurohemi që Serbia të heqë dorë nga pretendimet territoriale dhe metodat hibride të kryengritjes për të mos nxitur tensione në veri. Në këtë drejtim, kontrolli më i mirë i qarkullimit të mallrave është pjesë e masave të sigurisë që duhet të ndërmerren. Duke pasur parasysh hapjen e ekonomisë sonë dhe praninë e shumë vendeve alternative të origjinës për importe, kjo masë as nuk mund të sjellë dëm për qytetarët dhe as të çojë në mungesë mallrash. Situata në të gjitha komunat tjera në Kosovë është dëshmia më e mirë për këtë”, tha ai.

Bislimi ka thënë po ashtu se në Luginën e Preshevës, shqiptarët janë të diskriminuar institucionalisht dhe gëzojnë shumë më pak të drejta se serbët e Kosovës në Kosovë.

“Një shembull i diskriminimit institucional ndaj komunitetit shqiptar në Serbi është pasivizimi i adresave, diçka e paimagjinueshme në Kosovë. Madje, ndërkohë që po flasim, Kosova në mënyrë të njëanshme po zbaton marrëveshjen për njohjen e diplomave, ndërsa Serbia po zbaton çlicensimin e diplomave tashmë të njohura”, tha ai.

Bislimi po ashtu ka folur për masat e BE-së ndaj Kosovës, të cilat tha se pret të hiqen para takimit të nivelit të lartë, e që ky takim është paralajmëruar për 14 shtator.

“…Megjithatë, në më pak se dy javë do të ketë një takim të ri të nivelit të lartë dhe pritet që BE-ja të sigurojë barazinë e palëve në dialog duke hequr masat ndëshkuese para këtij takimi”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri ka folur edhe për zgjedhjet lokale në veri.

“Ne kemi zhvilluar procedura dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së shpejti do të shpallë zyrtarisht aktin nënligjor përkatës. Kjo do t’u japë qytetarëve instrumentin për të ndryshuar peizazhin politik dhe për të treguar se ka vullnet publik për t’u përfshirë në procesin e ri zgjedhor”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot: Mëngjesi me mjegull, por ndërkohë priten edhe rreze dielli

December 11, 2025

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

December 10, 2025

Moti sot kryesisht i vranët dhe herë pas here me diell

December 9, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur sesioni informues në kuadër të projektit EIHE

By adminDecember 11, 2025

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt sesioni informues në kuadër të projektit “Empowering…

Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkollat e mesme të kësaj komune

December 11, 2025

Për një ditë 54 aksidente në Kosovë

December 11, 2025

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Llabjan të Novobërdës

December 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur sesioni informues në kuadër të projektit EIHE

December 11, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkollat e mesme të kësaj komune

December 11, 2025

Për një ditë 54 aksidente në Kosovë

December 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.