- Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
- Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
- Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
- Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
- Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
- Universiteti “Kadri Zeka” drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan
- Janë shqiptuar 1 mijë e 597 gjoba në trafik nga Policia e Rajonit të Gjilanit brenda një jave
Author: admin
Shkruan: Sami ARIFI Në mesin e shumë të përmendurve janë edhe dy emra mjaft të rëndësishëm për shkrimet dhe angazhimet e tyre antishqiptare, Ivo Andriqi dhe Vasa Qubrilloviqi, i pari laureat i çmimit Nobel për letërsi e diplomaci, ndërsa i dyti zyrtar i lartë i organeve shtetërore të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore të shtetit serbo-jugosllav… Referati dhe plani ogurzi i Vasa Qubrilloviqit për „Shpërnguljen e Arnautëve“ si dhe për të ashtuquajturën „Pakicat në Jugosllavinë e re“ dhe Elaborati i Ivo Andriqit „Për Shqipërinë“ shprehin hapur udhëzimet për zhdukjen dhe shfarosjen e shqiptarëve përmes mekanizmave shtetërore…
NGA: HEJZA ART Kush po na pengon për t’u bashkuar rreth shtyllës së identitetit kulturor ku natyra ka deponuar ADN-në tonë kombëtare? Populli shqiptar jo se nuk bën kulturë, jo se nuk ka kulturë, madje ka një kulturë nga më të lashtat në rajon dhe më gjerë! Pa dyshim, zhvillon edhe kulturë institucionale për ç’gjë qeveritë tona ndajnë buxhete qesharake, madje edhe më diskriminues në raport me buxhetet e qeverive joshqiptare të shteteve në rajon ku jetojnë shqiptarët autoktonë! Mjerisht, si komb, edhe më tej po e zhvillojmë kulturën bazuar në strategji shtetërore për kulturë! Qeveria shqiptare, ajo e Kosovës,…
Forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën në veri të rajonit Kharkiv, e avancimet në pjesët e tjera të vendit dhe rënia e rusëve në verilindje janë konfirmuar edhe nga agjencitë e inteligjencës perëndimore. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur tërheqjen e rusëve nga qyteti Izyum në Kharkiv si një pikë kthese në muajin e gjashtë të luftës. Zelensky konsideron se ky dimër do të mund të sjellë avancimin më të madh të forcave mbrojtëse të Ukrainës, nëse arrijnë të sigurojnë armët e duhura. “Në rajonin e Kharkivit kemi filluar të avancojmë jo vetëm në drejtim të jugut dhe lindje, por…
Më shumë sesa mungesa e punës, janë të ardhurat e pamjaftueshme që shtyjnë shumicën e shqiptarëve drejt emigrimit. Kjo gjetje dëshmohet në një pyetësor të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ku rezulton se rreth 79 për qind e tyre largohen në Perëndim për paga më të larta. Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të pagës mesatare në Rajon e Europë me rreth 468 euro, gati 2-fish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian. E njëjta situatë paraqitet edhe te paga minimale ku Shqipëria ja kalon vetëm Kosovës…
Priten lehtësime për marrjen e shtetësisë Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar në këtë vend të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh që kanë jetuar dhe punuar aty. Plani u zbulua nga portali gjerman i lajmeve ‘The Pioneer të mërkurën, më 7 shtator, i cili pretendon se ka parë strategjinë e re të qeverisë për punëtorët e kualifikuar. Javën e kaluar,, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin, në të cilin përfaqësues nga politika,…
Një tragjedi ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Istogut. Një 2-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi, ka thënë se 2-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në një bazen të vogël në shtëpinë e saj. “Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen”. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”,…
Greva do të vazhdojë edhe më tutje, ka njoftuar SBAShK-u. Në takimin e së shtunës në mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, sindikalistëve s’u është ofruar zgjidhje për ndërprerje të grevës. Hymolli të dielën ka treguar se me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur. Sindikata po kërkon 100 euro shtesë, ndërkaq qeveria ka ndarë nga 50 euro për të gjithë punonjësit publikë. Sindikata sërish kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin në punë derisa t’i realizohet kërkesa.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë në një intervistë për “Ekonomia Online” se këtë vit mbi 61 mijë punëtorë e kanë lëshuar vendin. Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar, nga Kosova kanë ikur 43 670 punëtorë. Ai ka thënë se Kosova ka mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50 % të kapaciteteve. Azemi ka treguar se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova. “Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e…
Serbisë duhet t’i merren privilegjet e të qenit kujdestar arbitrar i vujatjeve serbe në Ballkan
Është koha që pikërisht amerikanët të organizojnë një konferencë ndëkombëtare e cila do t’i vendoste parametrat bazë për shtetësinë e Kosovës, qëndrueshmëria e së cilës nuk do të mund të varej nga fqinjët e saj, e më së paku nga Serbia. Kësaj të fundit duhet t’i merren privilegjet e të qenit kujdestar arbitrar i vujatjeve serbe në Ballkan, sepse jo vetëm serbët, por edhe kombet e tjera, përfshi edhe shqiptarët, jetojnë në disa shtete. Nëse Serbisë i lejohen këto privilegje, atëherë mbetet e hapur Kutia e Pandorës që Ballkani asnjëherë të mos gjej qetësi. Shkruan Mehmet PRISHTINA Nëse i…
Dita e derbive në Albi Mall Superligë, Ballkani pret Dritën ndërsa Gjilani takohet me Prishtinën
Xhiro e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës ka startuar ditën e shtunë me dy ndeshje shumë interesante. Trepça ’89 arriti fitoren e parë këtë kampionat pas triumfit 2-5 në udhëtim te Drenica, derisa Malisheva e Dukagjini ndanë pikët pas barazimit 1-1 në stadiumin Liman Gegaj. E sot në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje të tjera dhe që të tria do të luhen me fillim nga ora 15:00. Padyshim që vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Drenas, ku kampioni në fuqi Ballkani pret Dritën. Suharekasit kanë zhvilluar tri ndeshje…

