- Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
- Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
- Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
- Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
- Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
- Universiteti “Kadri Zeka” drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan
- Janë shqiptuar 1 mijë e 597 gjoba në trafik nga Policia e Rajonit të Gjilanit brenda një jave
Author: admin
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë të ditur se nesër (14 shtator) do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë pesë ditë. Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet nga ora 19:30 deri në ora 24:00, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura që të mos futen mushkonjat (insektet) brenda. “Faza e tretë e dezinsektimit fillon nga lagja “Zabeli” gjegjësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar 13 raste të dhunës në familje në 24 orë, ndërkaq shumica e rasteve ‘viktima të dhunës në familje’, janë gratë. Sipas raportit, rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Drenas, Graçanicë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Prishtinë 12.09.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lipjan 07.09.2022 – NN. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i…
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit të Këshillit Grevist të BSPK-së me kryeministrin Albin Kurti, tha se bisedimet kanë qenë përmbajtjesore, por nuk është arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës. Në një deklarim për media, Jasharaj bëri të ditur se në këtë takim kanë paraqitur kërkesat e grevistëve, të cilat tha se janë legjitime, ndërsa në anën tjetër krerët e Qeverisë kanë folur për angazhimet e tyre për t’i plotësuar ato kërkesa. “Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur. Takimi ishte i gjatë, të dy palët i dhanë idetë…
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar dje për së afërmi punimet që po bëhen në rregullimin e rrugës fushore në Lubishtë. Me këtë rast kryetari Haliti, theksoj se qeverisja komunale e Vitisë, po vazhdon me projekte të shumta në lokalitetet e kësaj komune. Duke folur për projektet në fushën e infrastrukturës rrugore, konkretisht të rrugëve bujqësore ai potencoi se kjo punë po bëhet që fermerët vitias të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre. Ai tha se kjo komunë po përkrahë fermerët edhe me projekte të tjera në sektorë të ndryshëm bujqësor siç është…
Vitia nikoqire e Konferencës së II-të të kryetarëve të Rajonit të Lindjes të organizuar nga KFOR-i
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur dje në takim zëvendës komandantin e kampit ushtarak “Bondsteel”, Eddie Simpson, i cili u shoqërua nga kapitenja Lopez si dhe Përgjegjësi për LMT-të e Lindjes, kapiten Andrew Diehl. Kryetari Haliti, i ka falënderuar KFOR-in për punën që po e bëjnë në Kosovë, në veçanti në komunën e Vitisë, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. Ai, gjithashtu falënderoj organizatorët e Konferencës së kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila mbahet për herë të dytë dhe kësaj here kanë zgjedhur komunën e Vitisë si nikoqire. Në këtë takim ai ka vënë në pah…
Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ato të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po përgatiten së bashku për garën e patrullimit ushtarak në botë “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. “Një javë tejet sfiduese trajnimi e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intensive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, ‘Cambrian Patrol’ që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka…
Cristiano Ronaldo këmbëguli në merkaton e verës për t’u larguar nga Manchester United me destinacion tek një skuadër që luante në Champions League, kompeticionin e preferuar të CR7. Megjithatë, për shumë arsye, sulmuesi mbeti në Old Trafford teksa e ka nisur sezonin me “Djajtë e Kuq” si rrallëherë; tashmë Ronaldo është shndërruar në një lojtar stol dhe trajneri Erik ten Hag preferon freskinë e lojtarëve të rinj në sulm para eksperiencës së 37-vjeçarit. Në këtë formë, bindja e luzitanit për t’u larguar nga United nuk ka ndryshuar dhe duket se Ronaldo do të provojë sërish nëpërmjet agjentit Mendes të…
Serbët janë të çuditshëm po ashtu njihen për skena primitive, të cilët sot festuan fitoren e Finlandës me rezultat 94:86 ndaj Kroacisë, në kuadër të tetës së finales së Kampionatit Evropian. Serbët kanë harruar se në petkun e kombëtares së Finlandës luan edhe basketbollisti shqiptar nga Kosova, Edon Maxhuni dhe është prej më të mirëve, se nuk do të festonin. Kjo festë e serbëve nuk zgjati shumë sepse u shemb edhe Serbia nga Kampionati Evropian, gjunjëzohet nga Italia me rezultat 94:86. “Tifozët serbë kanë festuar së bashku me finlandezët fitoren e kombëtares së tyre ndaj Kroacisë në fazën e…
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” të Vitisë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore të njërit nga drejtuesit e automjeteve, bëhet e ditur përmes raportit të policisë. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë, përkatësisht mos mbajtjes së distances së veturës nga vetura tjetër, ku edhe është goditur vetura vetura në fjal, me ҫ rast një pasagjer ka pësuar lëndime. I njejti është dërguar për trajtim mjekësor, kurse me në konsultim me prokurorin, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Në margjinat e samitit të Brdo-Brijunit që do të nis punimet sot në Slloveni, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani. Gjukanoviq përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me Osmanin kanë diskutuar për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane. “Diskutim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe bashkëpunimin në rajon. Mali i Zi dhe Kosova mbesin në principet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektiven evropiane të rajonit”, ka shkruar Gjukanoviq.

