Author: admin

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se përmes Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit të Shtetit në ShBA, i ka dhuruar Policisë së Kosovës pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë. Siç bëhet e ditur në njoftim, këto mjete i janë dhuruar Divizionit Kundër Terrorizmit dhe Njësisë Speciale të Ndërhyrjes në Kosovë, për të forcuar gatishmërinë e tyre operacionale dhe për të mbajtur qytetarët të sigurt. “Që nga viti 2008, Programi i Ndihmës kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, ka ofruar gati 4 milionë dollarë në trajnime, mentorime dhe pajisje për Policinë e…

Read More

Dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel, ka përfunduar pa marrëveshje për targat. Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se në takimin e sotëm nuk është arritur marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve. “Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi. Të dy këta kryenegociatorë mbajtën takime me Lajçakun por nuk pati takim të…

Read More

Drejtoria rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan në vazhdimësi ndërmerr veprime ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje duke rrezikuar vetën e tyre, por edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugorë. Është shqiptuar gjobë ndaj kompanisë dhe vozitësit i cili ka drejtuar automjetin transportues duke tërhequr rimorkion në të cilën transportonte ngarkesë përtej masave të parapara me ligj, të cilën nuk e ka sinjalizuar me tabele përkatëse dhe nuk është pajisur me leje të veçantë për të siguruar përcjellje të veçantë, njofton Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë në Gjilan. Drejtoria Rajonale e Policisë në…

Read More

Në rrugën “7 Shtatori” të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore. Policia bëri me dije se vozitësi nga pakujdesia ka goditur me veturën e tij çiklistin e moshës së mitur. Çiklisti dhe pasagjeri i tij, i mituri, kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, njofton policia Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gjilani Info/

Read More

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në rrugën “Abdullah Tahiri” të Gjilanit për shkak të një lëndimi të rëndë trupor, njofton policia. Sipas policisë thuhet se javë më parë personat në fjalë kishin sulmuar fizikisht një qytetar. Personi I lënduar ka pranuar trajtime mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar për në paraburgim./Gjilani Info/

Read More

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e dy Komiteteve, Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komitetit për planifikim, rregullim të hapësirave dhe mbrojtje të mjedisit, në komunën e Vitisë. Në këto dy mbledhje, në bazë të rendit të ditës, janë zgjedhur edhe dy kryesues të këtyre komiteteve. Kryesuese e komitetit për shëndetësi, është zgjedhur Valentina Mehmeti, ndërsa kryesues për planifikim dhe mbrojtje të mjedisit, u zgjodh Remzi Salihu./Gjilani Info/

Read More

Shkruan: Milazim Krasniqi 1. Objektivi i parë serb është proklamuar të jetë forcimi i ndikimit të Serbisë me anën e instrumenteve destabilizuese në Kosovë. Destabilizimi synon të përfshijë, krahas veriut që është në jostabilitet permanent, edhe destabilizmin e institucioneve të vendit dhe nxitjen e konflikteve shumëplanëshe brenda shoqërisë së Kosovës. Pra, mbajtja e Kosovës në destabilizim permanent, duke i bërë presion me veriun e rebeluar dhe duke i destabilizuar edhe institucionet shtetërore të Kosovës dhe shoqërinë në tërësi, është objektivi kryesor strategjik i Serbisë. Pse insiston Serbia kaq fort në mbajtjen e jostabilitetit permanent në Kosovë? Sepse, sipas teorive…

Read More

Drita është shpallur kampione e Kosovës pas një finaleje drithëruese kundër Fer Volley, në përballjen e katërt të playoffit, me gjilanaset që triumfuan pas tri fitoreve e një humbjeje. Dy ekipet kanë dhuruar spektakël të vërtetë në përballjen absolutisht spektakolare që u zhvillua sonte në Palestrën ‘Bill Clinton’ të Ferizajt, në praninë e mbi 1500 tifozëve. Ishte një lojë që do të mbahet mend gjatë nga voejbolldashësit, derisa për dy orë ishim dëshmitarë të një ndeshjeje që i pati të gjitha. Ishin ‘Intelektualet’ ato që festuan në fund, duke fituar me rezultat 3-2 (25-20, 20-25, 25-21, 23-25, 11-15) në…

Read More

Britania njoftoi raundin e ri të sanksioneve që synojnë rrjetin financiar të presidentit rus, duke përfshirë ish-gruan e tij, familjen dhe rrethin e ngushtë. Sanksionet e reja kanë për qëllim “rrjetin e dyshimtë që mbështet stilin e jetës luksoze të Putinit”, tha në një deklaratë sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss. “Ne do të vazhdojmë me sanksione ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë agresionin e Putinit derisa Ukraina të mbizotërojë”, deklaroi ajo, raporton skynews. Të sapo sanksionuarit janë ish-Zonja e Parë e Federatës Ruse dhe ish-bashkëshorten e Vladimir Putinit, Lyudmila Ocheretnaya. Mikhail Shelomov, një pronar biznesi rus dhe…

Read More