- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
SC Gjilani ka arritur që t’i shfrytëzoj orët e fundit të merkatos për t’u përforcuar në fazën e sulmit. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani të shtunën do ta nisë sezonin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në ndeshjen ndaj FC Ferizajt. Gazeta Enigma mëson se SC Gjilani ka arritur marrëveshje që ta transferoj Theophilus Solomon i cili para pak ditëve i cili ishte pjesë e FC Ballkanit. Gjilani ka arritur që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar nga Nigeria në orët e fundit të merkatos verore. Solomon sipas transfermarkt.com ap vlerën e 250 mijë eurove në tregun e transferimeve.
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
Konferenca Kirurgjikale do të mbahet në Prishtinë nga 15 deri më 18 shtator Në Prishtina nga 15 deri më 18 shtator do të organizohet Konferenca Kirurgjikale nga Kolegji i Kirurgëve. Në Këtë Konferencë do të ligjërojnë edhe Gjinekologu Alban Neziri dhe Marsela Ceno, kirurge, përcjell albibfo.ch. Mjekja shqiptare Marsela Ceno, jeton dhe punon në Gjermani prej vitit 2012. Ajo është drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe punon si specialiste në Klinikën Universitare të Dyseldorf-it, Në vitin 2010 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ishte gati për të nisur specializimin. Krahas specializimit që zgjati…
Një grua nga Vitia është kërcënuar me jetë nga ish-bashkëshorti i saj. Rasti është cilësuar si dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë thuhet se rasti është duke u hetuar dhe nuk janë dhënë detaje të tjera. Ankuesja ka informuar se ditë më parë përmes telefonit është kanosur me jetë nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. “Viti 08.08.2022 – 13:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se ditë më parë përmes telefonit është kanosur me jetë nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Rrëfimi prekës i luftëtarit Imer Deliu, forcat serbe ia vranë 23 anëtarë të familjes në masakrën e Abrisë
Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 po transmetohet cikli i rrëfimeve të të mbijetuarve të luftës e luftëtarëve. I ftuar luftëtari i lirisë Imer Deliu i cili është dëshmitar i masakrës së Abrisë së Madhe ku u vranë dhe u masakruan 23 anëtarë të familjes së tij dhe 9 anëtarë të familjes Mulliqi. Ai tregoi se i kanë ruajtur kufomat në mënyrë që ato të dokumentoheshin. “Ne i kemi ruajtur kufomat derisa ato janë regjistruar nga gazetarët”, tha ai. Tutje ai tregoi edhe për në ngjarje tjetër që ka ndodhur po të njëjtën ditë, ku thotë se në…
Është vizituar këndi muzeor në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, më pas janë mbajtur punëtoritë e origamit nga BONEVET Kamenica, duke vazhduar më pas me vizitën tek mullinjët binjakë dhe turneu në Playstation, duke përfunduar ditën me barbecue dhe coctail night. Aktivitetet e tjera do të vazhdojnë edhe sot, duke e përfunduar ditën me koncertin e këngëtares Nita Latifi. /GJILANI INFO/
Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme
Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, dhe banorë të fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme. Kryetari Kadri Rahimaj ka thënë se banorët e këtyre fshatrave e kanë mundësinë që të paraqesin ankesat dhe propozimet e tyre për lagjet në…
Kryetari Haliti: Me pikëllim mora lajmin se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe humanisti Raif Hajdini
Axhën Raif gjithmonë do ta kujtojmë si njeri të hareshëJm,të fjalës dhe besës.I takonte gjeneratës së parë të mërgimtarëve vitias,i cili gjatë gjithë jetës së tij ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen, ka thënë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në fjalën e tij ngushëlluese. E nderuar familja Hajidini, pranoni përzemërsisht ngushëllimet me rastin e vdekjes së më të dashurit tuaj. Dua të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta edhe familjes së gjerë dhe miqve, me të cilët ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin, ka thënë, kreu i kësaj komune./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan, Xhevdet Mehmeti. Në këtë takim, kryetari Hyseni dhe drejtuesit e OVL UÇK-së kanë konfirmuar se më 13 gusht (e shtunë), në ora 12:00, do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari i OVL UÇK-së, Xhevdet Mehmeti, kanë ftuar familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët e luftës si dhe të gjithë qytetarët që…
Fadil Lepaja Përderisa Albin Kurti vuri reciprocitetin dhe nuk po e lavdëron fare Ballkonin e tij të hapur, Edi Rama tashmë ka kohë që e ka zbardhur se çfarë ka folur prapa dyerve të mbyllura e të hapura të Evropës. Ai e lavdëroi Ballkanin e tij, të Aleksandar Vuçiqit dhe Zoran Zaevit … se qysh e dini edhe ju në fillim fare ishin vetëm Rama, Vuçiqi dhe Zaevi. Gojëkëqijtë përmendin edhe “apostuj” të tjerë, por njëri nga këta do ta ketë patjetër autorësinë e idesë. Në rregull, mund edhe të mos jenë autorët. Ndoshta vetëm po e aktrojnë Ballkanin e…
Gruaja e Granit Xhakës, Leonita, ka folur për bashkëshortin e saj në dokumentarin kushtuar skuadrës së Arsenalit “All or Nothing” Sipas saj, mesfushorin nuk e zë gjumi kur skuadra humbet. “Kur ata humbasin një ndeshje dhe ai kthehet në shtëpi, është vërtetë i mërzitur”, tregon Leonita në dokumentar “All or Nothing”. “Unë përpiqem të flas pak me të dhe t’i them se ndeshja e ardhshme do të shkojë më mirë. Por… ai nuk fle gjumë gjithë natën kur ata humbasin”, ka shtuar ajo. Siç dihet, tashmë kanë filluar të transmetohen epizodat e dokumentarit i cili këtë vit iu dedikua…

