Policia ka njoftuar sot për arrestimin e një personi në Viti për siç thuhet se i njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park.
Bëhet e ditur se kanë pësuar lëndime trupore 5 persona të cilët pastaj janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë në tenrativë thuhet nga autoritetet zyrtare policore./GJILANI INFO/