Është arrestuar personi i dyshuar për dhunë familjare në Novobërdë, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje verbale, dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj një femre.
Në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë të cilën e mbante me leje përkatëse.
Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


