Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm, veprimeve të mirë organizuara operative dhe punës intensive hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar.
“Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i zhvillimit të procedurave hetimore lidhur me disa raste të vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Gjilanit, ku hetuesit policorë kanë arritur të siguruar prova të besueshme se dy persona dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm, kanë kryer së paku tri raste të vjedhjeve të motoçikletave”, njofton Policia.
Pas arrestimit të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurat ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti shkon në procedurë të rregullt gjyqësore me kallëzim penal ndaj të dy të dyshuarve përveprën penale “Vjedhje”./Gjilani INFO/


