Njësiti policor në Gjilan ka arritur që të ndaloj automjetin VW Golf me targa lokale, i cili me herët nuk iu kishte ndalë policisë.
Ndërkaq, gjatë arrestimit dy personat e dyshuar shtetas të Kosovës kanë shfaqur rezistencë duke i penguar kështu zyrtarët policor, njoftuar sot autoritetet policore.
Nga burimet e njejta, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 9.66 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/


