Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Super mbrëmje me njerëz të jashtëzakonshëm,
Sonte pata nderin dhe kënaqësinë e madhe të jem në mes banorëve të Velekincës, në një atmosferë të ngrohtë, plot respekt e bashkëbisedim të hapur.
Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen e veçantë dhe për mbështetjen e madhe për procesin e të dielës.
Falënderim të veçantë i shpreh kryetarit të Këshillit të fshatit, Skënder Bajrami, dhe të gjithë banorëve të Velekincës për organizimin dhe angazhimin e tyre të pandalshëm për proceset historike të ndërtimit të vendimmarrjes politike në Gjilan pas 9 nëntorit.
Të dielën, më 9 nëntor, ju ftoj me zemër që të dilni masovisht në votime dhe ta përkrahni projektin tonë për “Gjilanin e Ri”, një Gjilan të zhvillimit, të punës dhe të barazisë për çdo lagje e fshat.
Ju garantoj se menjëherë pas fitores, do t’i funksionalizojmë të gjitha Këshillat e fshatrave dhe do ta trajtojmë me prioritet çdo kërkesë e nevojë që vjen nga ju.
Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë.
Bashkë për Gjilanin e Ri!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli



