Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Alarm në sektorin e qumështit: Rënie çmimesh dhe rritje e importeve godasin fermerët

April 7, 2026

UKZ nderon Bernd Ulrich Nestle me titullin “Doctor Honoris Causa”

April 7, 2026

Memorandum bashkëpunimi për themelimin e Këshillit të Pacientëve në Komunën e Gjilanit

April 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Alarm në sektorin e qumështit: Rënie çmimesh dhe rritje e importeve godasin fermerët
  • UKZ nderon Bernd Ulrich Nestle me titullin “Doctor Honoris Causa”
  • Memorandum bashkëpunimi për themelimin e Këshillit të Pacientëve në Komunën e Gjilanit
  • Vitia po shënon Ditën Botërore të Shëndetit
  • Prokuroria Themelore nëGjilan: Janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave
  • Tentativë për thyerje të kasafortës në xhaminë e Rogoqicës së Kamenicës
  • Interesim i madh i banorëve të Mireshit. lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit
  • Kryetari Hyseni, uron vajzat e Klubit të Volejbollit “Drita”, për trofeun e Kupës së Kosovës
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Alarm në sektorin e qumështit: Rënie çmimesh dhe rritje e importeve godasin fermerët
Lajme Qendrore

Alarm në sektorin e qumështit: Rënie çmimesh dhe rritje e importeve godasin fermerët

adminBy adminApril 7, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Sektori i qumështit në Kosovë po përballet me një situatë alarmante, e cila po rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë ekonomike të fermerëve vendor. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Naser Bajraktari, ka ngritur shqetësimin për zhvillimet e fundit në treg duke theksuar se teprica e qumështit të freskët ka sjellë ulje të çmimit të grumbullimit dhe rrjedhimisht goditje direkte në të ardhurat e prodhuesve.
Sipas tij, kjo situatë po rëndohet edhe më shumë nga rritja e vazhdueshme e kostove të prodhimit, veçanërisht çmimit të naftës dhe ushqimit për kafshë duke krijuar një presion të dyfishtë mbi fermerët.
Të dhënat tregojnë për një rritje të ndjeshme të importeve në tregun vendor. Vetëm gjatë vitit 2025, importet e produkteve të qumështit kanë arritur në 89.8 milionë euro, ndërsa çdo vit importohen rreth 28 milionë litra qumësht i freskët. Po ashtu, mbi 1 milion kilogramë qumësht pluhur përdoret nga industria, si alternativë më e lirë duke kufizuar edhe më tej plasimin e prodhimit vendor.
Bajraktari ka paralajmëruar se përveç konkurrencës së lartë, sektori po përballet edhe me praktika të padrejta, përfshirë përdorimin e zëvendësuesve si qumështi pluhur dhe yndyrat bimore, të cilat mund të ndikojnë edhe në sigurinë ushqimore.
Në këtë situatë, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit i është drejtuar Ministrisë së Industrisë, të Ndërmarrësisë dhe të Tregtisë me kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për stabilizimin e tregut.
Shoqata ka theksuar se mbështetja e fermerëve vendor mbetet thelbësore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural në Kosovë./Gjilani INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Paradite me diell, pasdite vranësira dhe reshje të mundshme shiu

April 7, 2026

Mbahet Java e Frankofonisë, me aktivitete të ndryshme në Gjilan

March 24, 2026

Mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 13°C

March 22, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Alarm në sektorin e qumështit: Rënie çmimesh dhe rritje e importeve godasin fermerët

By adminApril 7, 2026

Sektori i qumështit në Kosovë po përballet me një situatë alarmante, e cila po rrezikon…

UKZ nderon Bernd Ulrich Nestle me titullin “Doctor Honoris Causa”

April 7, 2026

Memorandum bashkëpunimi për themelimin e Këshillit të Pacientëve në Komunën e Gjilanit

April 7, 2026

Vitia po shënon Ditën Botërore të Shëndetit

April 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Alarm në sektorin e qumështit: Rënie çmimesh dhe rritje e importeve godasin fermerët

April 7, 2026

UKZ nderon Bernd Ulrich Nestle me titullin “Doctor Honoris Causa”

April 7, 2026

Memorandum bashkëpunimi për themelimin e Këshillit të Pacientëve në Komunën e Gjilanit

April 7, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.