Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë një jave në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë (1277) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptimin e masës së ndalit të drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e pesë (25) ngasës.
“Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit”, thuhet në komunikatën e publikuar sot për media.
Sipas kësaj komunikate thuhet se ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik./GJILANI INFO/