Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Lulja e Erosit
Kulturë

Lulja e Erosit

adminBy adminAugust 8, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA REMZI LIMANI

Remzi Limani: Pak fjalë mbi poezinë e Skënder Sherifit, lexuar në librin e tij LOVE SONGS.Në leximin e parë të librit “Love songs” të autorit Skënder Sherifi, që në krye të diskursit poetik e hasim femrën dhe konturat e mendimeve për të bukurën e cila na vret këndshëm.

Poeti ynë respektiv, Skënder Sherifi, në librin e tij “Love songs” na shpalos të bukurën deri në atë shkallë, saqë vetëm qetësia e shpirtit mund ta dëgjojë. Z. Sherifi, pamëdyshje me gjilpër shpirti qëndis mbi madhështinë e dritëhijeve spektakulare, me të cilat ngrihet trupi i femrës në përjetësi që shungullon nën shqetësimet e prekjeve të shenjta…

Ky poet i zemrës, vjen krejtësisht i mëvetësishëm, sidomos në planin e versifikacionit ku shtrihet sinteza e erosit, si kryefjalë dhe kallëzues në planin tematik. Pra, në vargun e tij hasim observimet e subjektit lirik në variacione vlerash që i korrespondojnë dritëhijeve midis shpirtit dhe trupit.

Këtu pra, poeti i dëshmuar kacavirret nëpër lulen e erosit dhe, duke e përjetuar lëshohet deri tek rrënjët e saj, për t’u ngjizur sërish në vorbullën e lumit të etjes… Poeti ynë, Sherifi, përgjatë gjithë librit merr udhën e tij dhe, “pelegrinazhin” e dashurisë e fillon nga hapja e perdës së diellit, duke udhëtuar nëpër gallaktikat e panumërta të cilat pikojnë dritë mbi kërthizën zambake – aty, ku Skenderi mbolli lulen e tij, e cila, poetin e bën të vdesë i lumtur mbi kurmin e shtrirë mbi çarpafin prej mëndafshi të kuq, të zhubrosur nga nata festive, ku poeti solemnisht e shkundi dehjen e tij…

Tani, nëpër stuhitë e dashurisë, zoti Sherifi, vazdhdon udhën deri tek maja e thithkave për tu zhdjergë nëpër plantacionet e së bukurës, për t’u mbjell sërish si një farë shpirti në trupin e adhuruar nga synari i tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.