Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Hyseni: Panairi i Gjilanit është më shumë se kaq, është brend
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni: Panairi i Gjilanit është më shumë se kaq, është brend

adminBy adminJuly 28, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues, ka mbajtur sot seancën e radhës, ku ka shqyrtuar raportin financiar për periudhën janar-qershor 2022, raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Gjilanit për vitin 2021, ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave kundër vendimeve të Komisionit vlerësues të ofertave si dhe ka anuluar vendimin 01.Nr.016-46976, datë 28.04.2022 mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim me kohë të caktuar për raste të veçanta.

Kryesuesi Arianit Sadiku tha se pas një konsultimi me shefat e grupeve janë dakorduar që seanca të ndahet në dy pjesë dhe të vazhdojë edhe të hënën, për shkak të numrit të madh të pikave, po edhe interesimit për ndeshjen e sotme në ‘Fadil Vokrri’, ku Drita luan me Antwerpin, në kuadër të Konferencë Ligës.

Duke dhënë përgjigje në pyetjet e ngritura prej këshilltarëve komunalë, kryesisht të opozitës, në një seancë mospajtuese në relacionet pozitë-opozitë rreth projektit të mbikalimit te tuneli, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se është evidente që projekti është hapur, nënshkruar dhe kontraktuar për një mbikalim në rrugën e Prishtinës, ndërsa mbikalim në këtë rrugë nuk ka.

Pra është projektuar diçka tjetër, ndërsa është ekzekutuar tjetër çka, ka thënë kryetari Hyseni.

Në lidhje me panairin, ai tha se ky është më shumë se panair, është brend ku ka biznese nga të gjitha trojet shqiptare, edhe nga diaspora.

Ndërkaq, sa i përket mënyrës së organizimit, kryetari Hyseni tha se për këtë ka vendos ekzekutivi, duke shtuar se komuna nuk ka obligime financiare.

‘Komuna nuk ka thuaj se asnjë obligim financiar sa i përket organizimit të panairit’, tha ai.

Në pyetjet tjera të këshilltarëve janë përgjigjur drejtorët komunalë Selvete Sylejmani (DA), Bajram Isufi (DBP), Aurora Osmani (DSHMS), Riad Rashiti (DBF) dhe të tjerë.

Raportin financiar e ka prezantuar drejtori i Buxhetit, Riad Rashiti, i cili ka thënë se barrë për Komunën e Gjilanit janë borxhet e trashëguara.

Sa i përket të hyrave vetanake, plani është tejkaluar për rreth 4 për qind, derisa shpenzimet operative janë zvogëluar, ka thënë ai.

Sipas opozitës, raporti paraqet një mashtrim optik nëse shikohet vetëm për nga shifrat.

Me mospajtime është diskutuar edhe Raporti i Auditimit, i cili, sipas opozitës, është i ndikuar politikisht, derisa pozita mendon se gjetjet janë reale dhe shqetësuese.

Kuvendi e ka miratuar edhe vendimin për komisionin e ankesave kundër vendimeve të Komisionit vlerësues të ofertave, në përbërje: Ekrem Kryeziu, Arbër Musliu, Valbona Bajrami, Elonë Zeqiri dhe Fatmir Shurdhani (shoqëria civile).

Të hënën, Kuvendi do të vazhdojë me raportin e kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e pare të këtij viti, raportin e punës për vitin 2021 të Komisionit Komunal të Aksionarëve në kompanitë publike lokale “Higjiena”, “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena” në Gjilan si dhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit  publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë, për hapjen e varrezës për groposjen e kafshëve të ngordhura./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kulturë

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

By adminJuly 24, 2026

Shkruan: Ismet Sylejmani Ka takime që zgjasin pak çaste, por zgjojnë kujtime të një…

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026

Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”

July 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.