Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbi 1700 tiketa trafiku dhe 23 persona të arrestuar për 24 orë e fundit

April 20, 2026

Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima

April 20, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbi 1700 tiketa trafiku dhe 23 persona të arrestuar për 24 orë e fundit
  • Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë
  • Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar
  • Moti sot
  • Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
  • Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
  • Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë
Lajme Lokale

Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë

adminBy adminJune 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka ndërprerë seancën e sotme, në mungesë të kuorumit, pasi opozita e ka lëshuar sallën pas mospajtimeve të shumta me pozitën sidomos rreth borxheve dhe obligimeve të trashëguara, derisa po shqyrtohej Korniza Afatmesme Buxhetore.

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, pas një takimi me shefat e grupeve, kërkoi që diskutimet të mbylleshin me aq dhe seanca të vazhdonte punën tutje, por opozita (LDK, AAK, Vatra), nëpërmjet Nazim Gagicës bëri me dije se nuk mund të vazhdojë të rrijë në seancë për shkak të, siç tha ai, mungesës së mirëkuptimit.

Kryesuesi Sadiku konstatoi se në situatën e krijuar, seanca duhet të mbyllet për sot dhe të vazhdojë nesër në ora 9:00.

‘Për shkak të situatës së krijuar gjatë diskutimeve paraprake dhe shqetësimeve të cilat u ngritën këtu e që nuk reflektojnë drejtpërdrejt interesin qytetar për çka jemi këtu, diskutimeve të cilat dolën përtej pikës së rendit të ditës, duke kaluar edhe në gjera personale, që realisht janë të papranueshme, Kuvendi erdhi në një moment jo të këndshëm si ky”, ka thënë Sadiku.

Për më tepër, ai tha se kjo është një vërejtje për të gjitha palët e përfshira në një diskutim të kësaj natyre, ku u keqpërdorë edhe toleranca për të lejuar më shumë kohë për diskutime se sa parasheh rregullorja.

Sadiku u shpreh i zemëruar që Kuvendi erdhi në një situatë të tillë, pikërisht në një moment shumë të rëndësishëm, siç është miratimi i KAB-it.

Përndryshe, paraprakisht, drejtori i Buxhetit, Riad Rashiti ka prezantuar KAB-in për vitin 2023 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2024-2025.

Ai ka thënë se buxheti komunal do të shënojë rritje nga viti në vit. Vetëm në vitin 2023 buxheti do të shënojë rritje për 3.5 milionë në krahasim me vitin 2022, kurse investimet kapitale do të jenë më të mëdha për 1.7 milion euro.

Për vitin 2024 buxheti i planifikuar do të jetë 34 milionë e 730 mijë euro, kurse për vitin 2025 – mbi 36 milionë euro, ka thënë Rashiti, i cili ka dhënë edhe hollësi tjera rreth tendencave buxhetore për tri vitet e ardhshme.

Rashiti tha se nga qeverisja e kaluar kanë trashëguar shumë borxhe, sidomos te shpronësimet, të cilat janë barrë për buxhetin e ardhshëm dhe rrezikojnë ta fusin Komunën në krizë financiare.

Nazim Gagica (AAK) vlerësoi se ky planifikim buxhetor nuk paraqet zhvillim dhe as nuk përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve.

Edhe Muhadin Haziri (LDK) i vuri në dukje disa prej mangësive në buxhetin e planifikuar, duke nënvizuar se te ndarja e projekteve mungojnë lokacionet ku do të realizohen ato.

Ndërkaq, KAB-it i dha mbështetje Krenare Latifi (LVV), sikurse edhe Bujar Nevzati (PDK), i cili tha se nuk duhet të akuzohet një qeverisje që ka ardhur në pushtet para 6 muajve dhe që ka trashëguar një Komunë me obligime.

Përndryshe, në çështjet e ngritura nga këshilltarët komunalë, përgjigje kanë dhënë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku si dhe drejtorët Ali Arifi (Urbanizëm) e Bajram Isufi  (Bujqësi).

Sa i përket pyetjes për rrugët magjistrale, Morina Bunjaku tha se në bazë të informatave që kemi nga Ministria, punimet në segmentin e dytë të rrugës hyrëse-dalëse Gjilan-Bujanoc do të përfundojnë më 10 korrik dhe kështu do të eliminohen problemet e tashme në qarkullim. Ndërkaq, në rrugën Gjilan-Ferizaj, punimet tashmë janë kryer dhe po shpresojmë se së shpejti do të fillojnë edhe në drejtimin Gjilan-Prishtinë. /GJILANI iNFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”

April 17, 2026

Aksionit për pastrimin e mjedisit jetësor i bashkangjitet edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti

April 17, 2026

Nisin punimet në ndërtimin e rreth rrotullimit në njërin ndër kryqëzimet më problematike

April 17, 2026
Mos humbni
Kronikë

Mbi 1700 tiketa trafiku dhe 23 persona të arrestuar për 24 orë e fundit

By adminApril 20, 2026

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme që pasqyrojnë…

Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima

April 20, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbi 1700 tiketa trafiku dhe 23 persona të arrestuar për 24 orë e fundit

April 20, 2026

Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima

April 20, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.