Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

July 20, 2026

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
  • Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
  • Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
  • Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
  • Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Sport»Florian Marku: Ne luftojmë çdo ditë
Sport

Florian Marku: Ne luftojmë çdo ditë

adminBy adminJune 22, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Boksieri shqiptar Florian Marku, kampion bote në peshën “welter” në kategorinë IBF International, ka zhvilluar një intervistë për “Sky Sports”, ku ka rrëfyer gjithçka për veten dhe të ardhmen e tij. I pamposhtur ende në karrierën e tij (11 fitore e 1 barazim), Marku ka deklaruar se do të përballet me këdo që do ta afrojë edhe më shumë me titullin kampion bote.

Ndaj kujtdo dhe kudo. Florian Marku synon të ngjitë shkallët e këtij Divizioni, ndërkohë që në duelin e fundit ai mposhti me “KO teknik” britanikun Chris Jenkins në vetëm katër raunde, për të mbrotjur titullin e kategorisë IBF International. Tashmë Marku është në kërkim të duelit e rivalit të radhës, atij “që do të më sjellë më shpejt në një titull botëror“.

“Nuk më intereson se kë boksier do të me sjellin përballë. Ne luftojmë çdo ditë, stërvitemi çdo ditë, për ne është si të pimë një kafe. Unë mund të dueloj ndaj kujdo që do të më sjellin në ring. Sigurisht që ka emra të mirë në kategorinë e peshës “welter”. Gjithsesi, këdo që të më sjellin, unë do të luftoj ndaj tij“, u shpreh Marku.

Një objektiv tërheqës për të do të ishte Chris Kongo, një luftëtar i fortë, i cili në fillim të këtij muaji mundi Sebastian Formella, pretendenti gjerman që ka luftuar me Conor Benn dhe Shawn Porter më parë. “Nëse më paguajnë mirë, sigurisht që do të përballem me Kongon. Nëse shpërblimi financiar do të jetë i mirë, le të më sjellin edhe nga dy boskierë njëherazi. Nuk më intereson. Nuk më intereson vërtet. Unë dua të siguroj të ardhmen e familjes time dhe të jem kampion bote”, tha Marku.

Duke folur për rivalët e tjerë, Marku shton: “Conor Benn po paraqitet shumë mirë. Luftime të shkëlqyera, ai ka bërë punë të shkëlqyer. Sigurisht që do të doja të luftoja me të, por ai dëshiron të më shmangë dhe nuk dua ta diskutoj atë. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”.

“Jam i kënaqur me rezultatet e mia. Unë jam i ri në këtë sport, ju e dini. Kam qenë një kikboksier dhe boksi është pak më ndryshe. Gjithsesi, jam duke u përmirësuar shumë dhe kam shumë më tepër për t’u treguar njerëzve”, u shpreh Marku, që rrëfehet edhe për ëndrrat e tij.

Ai është afër realizimit të një ëndrre fëmijërie. Marku dëshiron të boksojë në stadiumin kombëtar në Shqipëri. Ekipi i tij po punon për ta bërë këtë një mundësi realiste. “Në Shqipëri, ndoshta në fund të gushtit, do të ishte një sfidë e madhe. Kjo ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Do të jenë rreth 26,000 njerëz atje dhe nuk mund të pres. Nëse kjo ndodh, është diçka e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të jenë atje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026

Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna

July 13, 2026

Leo Messi nuk ndalet, “pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror

July 4, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

By adminJuly 20, 2026

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 aksidente…

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza

July 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

July 20, 2026

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.