Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Rajonale»Përfitimet nga dialogu strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit
Rajonale

Përfitimet nga dialogu strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit

adminBy adminJune 2, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Maqedonia e Veriut mund të përfitojë në aspektin ekonomik dhe të sigurisë nga dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara, vlerësojnë analistë dhe ish-diplomatë në Shkup.

Më 2 qershor në Uashington, Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet për dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni ka iniciuar dialogun strategjik me një sërë vendesh të botës. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ky dialog përqendrohet në raportet dypalëshe dhe në të trajtohen një sërë çështjesh me interes të të dyja shteteve.

Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani, që udhëheq delegacionin e shtetit në Uashington, tha se Maqedonia e Veriut është bërë shteti i parë i Ballkanit që nis një proces të tillë të rëndësishëm.

Delegacioni i Shkupit do të takohet nga ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Karen Dofried, e cila në prill të këtij vizitoi Maqedoninë e Veriut.

Përveç Osmanit, në delegacionin maqedonas bën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petroska, ajo e Kulturës, Bisera Konstadinovska Stojçevska, dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas Qeverisë maqedonase, dialogu strategjik me SHBA-në “paraqet ngritje të marrëdhënieve në nivelin më të lartë dhe është me rëndësi të posaçme në kontekstin e kërcënimeve aktuale të sigurisë”.

Dialogu Maqedoni e Veriut – SHBA thuhet se përfshin tema të raporteve dypalëshe të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, transportit, energjetikës, ndryshimeve klimatike, zhvillimit demokratik, luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës. Po ashtu, sa i përket bashkëpunimit në fushën e sigurisë përfshihen edhe emigracioni, lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe atij ndërkombëtar.

“Dialogu strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së përfshin edhe gjendjen aktuale të sigurisë, bashkëpunimit e të dy vendeve si partnere të NATO-s, aspiratat e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kryesimin e ardhshëm të vendit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë [OSBE], angazhimet tona në suaza të Samitit për Demokraci të presidentit [amerikan, Joe] Biden dhe tema të tjera me interes”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Dialogu strategjik me SHBA-në vjen në një fazë kritike për procesin e integrimeve evropianeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrnes, më herët gjatë muajit sqaroi se dialogu strategjik në asnjë mënyrë nuk zëvendëson anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Sipas saj, ka “shumë hapësirë për të punuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe në shumë fusha të tjera si ekonomia, energjia, ndryshimet klimatike, puna me të rinjtë, shkëmbimi kulturor dhe arsimi”.

Xhelal Neziri nga Qendra për Hulumtime, SCOOP, thotë për Radion Evropa e Lirë se nisja e këtij dialogu me Uashingtonin e bën Shkupin më imun ndaj ndikimeve malinje, në kohën kur Maqedonia e Veriut, sipas tij, ndodhet në një fazë të paqartësisë së perspektivës eurointegruese.

“Dialogu strategjik është në një kohë kur Maqedonisë së Veriut i janë zbehur gjasat për një integrim të shpejtë në Bashkimin Evropian, pra në kohën kur mungon një perspektivë e qartë eurointegruese, gjë që mund të demotivojë institucionet që të vazhdojnë me reformat dhe mund të motivojë aktorët e huaj për të shtuar ndikimet keqdashëse në vend”, thotë Neziri.

Ish-ambasadori maqedonas në SHBA, Vasko Naumovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky dialog po ashtu krijon më shumë mundësi për rritjen e investimeve ekonomike.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një mënyrë konfirmojnë interesin e tyre për vazhdimin e procesit të stabilizimit të Ballkanit, veçanërisht në këtë kohë kur perspektiva evropiane në rajon nuk është aq e qartë, përkatësisht në periudhën kur ka rrezik real që i gjithë procesi i zgjerimit të BE-së të ndërpritet sa i përket anëtarësimit në vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok”, thotë Naumovski.

“Besoj se i gjithë fokusi do të vendoset në bashkëpunimin ekonomik, inkurajimin e kompanive amerikane për të vazhduar me investimet në vend, si dhe shkëmbimin e resurseve në fushën e arsimit, që do të thotë investime në plan afatgjatë”, shton Naumovski.

Ndërkaq, Ilija Xhugomanov, nënkryetar i Këshillit Euroatlantik në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga ky proces është i rëndësishëm në aspektin e sigurisë, veçmas pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Ai thotë se që nga prilli, grupet punuese kanë definuar projektet e bashkëpunimit, dhe sipas tij, qytetarët shumë shpejt do të ndiejnë përfitimet e inicimit të këtij dialogu.

“Mund të presim ndihmë të drejtpërdrejtë, megjithëse ne kemi nevojë për më shumë edukim. Kështu që, besoj se do të zhvillohen bisedimet rreth propozimeve konkrete në fushën e energjetikës, ekonomisë e kulturës, në mënyrë që të pengohet migrimi, veçmas i të rinjve”, thotë Xhugumanov.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, rezultatet e të cilit u publikuan në fillim të këtij viti, Maqedonia e Veriut ka 10 për qind më pak popullsi sesa në vitin 2002. Kjo për faktin e shpërngulje së popullsisë për shkak të mungesës së perspektivës./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shi dhe shkarkime rrufesh – parashikimi i motit për sot

June 27, 2024

Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit

March 8, 2024

Borë në Slloveni e Kroaci [foto]

October 15, 2023
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.