Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore

May 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut
  • Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së
  • Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore
  • Vetëvendosje: N’Velekincë ja qesin pikën!
  • Hyseni: Mbështetje për biznese që fuqizojnë rininë dhe sjellin standarde evropiane në Gjilan
  • Policia në Gjilan paralajmëron shoferët: Gjoba deri në 500 euro për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
  • Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
  • Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Hyseni përgëzon fëmijët aktivë të Gjilanit për angazhimin për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni përgëzon fëmijët aktivë të Gjilanit për angazhimin për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve

adminBy adminJune 1, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në shënim të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit dhe grupi Respect Our Right (ROR), kanë mbajtur sot një takim të organizuar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, e përfaqësues të tjerë të organizatave jo qeveritare.

Kryetari Hyseni ka përgëzuar fëmijët aktivë të Gjilanit për angazhimin për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve.

“Është tejet frymëzuese dhe shpresëdhënëse që fëmijët të cilët janë edhe aktivë, por edhe të gatshëm që të punojnë dhe të angazhohen për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve. Ndërkaq, është dëshpëruese në anën tjetër që ne politikanët në të shumtën e  rasteve e kemi gojën plot për të rinjtë e për të ardhmen, derisa puna është thuajse inekzistente”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni

Kryetari Hyseni ka theksuar se po punohet që secila shkollë të ketë një psikolog, derisa ka përmendur fillimin e digjitalizimit të bibliotekës “Fan S. Noli” si mundësi e madhe për nxënësit e studentët, sikurse edhe investimet në kabinete në shkolla, ku do të ndikohet për ngritje të cilësisë.

Zyrtarja për të drejtat e fëmijëve, Hanumshahe Rexhepaj, tha se Komuna e Gjilanit është mbështetëse e fuqishme e funksionimit të Asamblesë së Fëmijëve, duke shtuar se qëllimi është mbrojtja dhe avokimi për të drejtat e fëmijëve si dhe përfaqësimi i interesave të të gjithë fëmijëve të komunës, pa dallim race, moshe, gjinie, nacionaliteti apo besim fetar.

Në këtë ngjarje kanë folur edhe Drion Shaqiri nga grupi Respect Our Right (ROR) dhe kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve, Morea Rexhepi, të cilët kanë uruar të gjithë fëmijët që të jenë të buzëqeshur dhe të shkëlqejnë me sukseset e tyre, derisa kanë kërkuar nga drejtuesit institucionalë që të bëhet më shumë për të drejtat e tyre.

Ata kanë prezantuar të gjeturat e raportit “Zërat e Rinj”, që reflekton ndjenjat dhe perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.

Në fund, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, u është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe interesimeve të fëmijëve prezentë./GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan

May 29, 2026

Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica

May 23, 2026

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026
Mos humbni
Zgjedhjet 2026

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

By adminMay 29, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Gjilan ka vazhduar fushatën me takime në Grykën…

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore

May 29, 2026

Vetëvendosje: N’Velekincë ja qesin pikën!

May 29, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore

May 29, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.