Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen

December 6, 2025

LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë

December 6, 2025

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime

December 6, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen
  • LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë
  • Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime
  • Konfiskohet një pushkë gjuetie në Berivojcë të Kamenicës
  • Moti sot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu
  • Arbër Ismajli tani do t’i hyjë edhe garës për deputet
  • Kryetari Hyseni e Kastrati kanë vizituar Qendrën e re për të Moshuarit…
  • Kryetari Rahimaj shpërndan BabyBOX-et e radhës
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Poezi e shqetësimit dhe e protestës
Kulturë

Poezi e shqetësimit dhe e protestës

adminBy adminMay 24, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA AJETE ZOGAJ

Nëse thuhet se, “Poezia është gjithçka e çiltër dhe shpirtërore në çdo kohë” (Viktor Hygo)[1], poezia e pedagogut dhe poetit Ruzhdi Kadrija, para së gjithash, është poezi e protestës dhe shqetësimit shpirtëror e intelektual, për ecejaket, rëniet e ngritjet, për të keqen e shëmtinë që po ia zë frymën Kosovës dhe së ardhmes së saj!

Vargëzimi poetik

Vargu i poetit Ruzhdi Kadrija, është varg i çiltër, pa sforcime e zbukurime, është varg i cili buron nga përditshmëria, dhe që zanafillën e ka nga fillet e tij të para krijuese, siç mësojmë nga disa prej poezive të tij, ato janë krijime të cilat autori i ka shkruar që nga shkollimi i tij fillor.

Janë 111 poezi të librit “ Dromca poetike” të ndara në dy pjesë: Meditim dhe Të flas me ty, të cilat ashtu si ‘petalet’ shpalosen njëra pas tjetrës para lexuesit dhe artdashësve të fjalës së shkruar, për t’u bërë pjesë e letërsisë dhe artit të fjalës.

Vargëzimi poetik i autorit, i sjell lexuesit aromën e natyrës së vendlindjes dhe bukurive të saj, dashurinë, nderimin dhe përulësinë ndaj nënës dhe gruas si shtyllë e familjes dhe shoqërisë, por, edhe revoltën dhe protestën ndaj dukurive të shëmtuara të cilat rëndojnë jetën tonë të përditshme!

Kosovës dhe dëshmorëve të saj, poeti u ‘këndon’ bukur në vargun e tij, pa mitizime e glorifikime, ashtu siç e meritojnë dëshmorët dhe të rënët për liri!

“Përjetë dëshmorëve lavdi!/ Ushtarëve të gjallë respekt!/Që ranë vetëm për liri / e mbarsi të vendit të vet. ( Poezia “Ideali i ushtarit” fq. 29).

Autori i përjetëson në vargje dëshmorët e lirisë në disa nga poezitë e kësaj përmbledhje poetike,: “Hero i popullit Fadil Nimani / ky Çerçiz Topulli i Dardanisë/ një model si mbrohet vatani / dhe nderi i pragut të shtëpisë. ( Poezia “ Komandant Tigri” fq. 31).

Kosova, Manastiri, Çamëria, Iliria e Xha Brankos dhe shumë vende të tjera që bënë histori, janë vargëzuar bukur në librin poetik të poetit Ruzhdi Kadrijajt.

Poezi e protestës dhe shqetësimit

Në shumicën e poezive, shpërfaqet mllefi e shqetësimi i cili në vargjet e tij, merr formën e protestës shpirtërore prej një intelektuali të cilit i dhemb shpirti për të këqijat që si gangrenë po e ngufasin Kosovën dhe ardhmërinë e saj!

“Kjo botë e sotme, gënjeshtare/ me ndërskamca e mashtrime/ pas shpine sa dredhi hileqare/ e para syve krejt pa djallëzime (Poezia “Kohë injorantësh” fq, 52), po në këtë poezi, në vargun e fundit, autori jep këshilla se si t’ia vëmë pritën kësaj të keqeje:

punë të nisim një ditë të re / Zhvillimit tonë t’i japim drejtim/ për rininë e të dashurin atdhe / shkollim cilësor e punësim ( Po aty, fq, 53).

Shqetësimi i autorit shkon deri në mallkim, për degradimin e shoqërisë, ndërkaq shprehet i ashpër ndaj atyre që sollën këtë degradim:

“Thefshi qafën u rrëzofshi / të pafytyrë sy uritur / asnjëherë mos e gëzofshi / lekun e popullit të grabitur ( Poezia “Thefshi qafën” fq. 51)

Në vargëzimin e tij poetik, kërkohet që Zoti t’ua falë mëkatet mëkatarëve e të na udhëzojë për punë të mira:

“ Falna o Zot të voglat mëkate / të kësaj bote plot mashtrime / dhe për hir të mëshirës sate / mos na shëno të imtat gabime” apo në vargun ku i përgjërohet Krijuesit:

“ Zoti ynë pashë madhërinë tuaj / udhëzona të jetojmë me dinjitet / e shpirti ynë kurrë të mos vuaj/ nga poshtërsia që zemrën vret ( Poezia “Runa Zot” fq. 54)

Vargëzim mbi dashurinë

Dashuria në poezinë e poetit është dhënë në dy rrafshe: dashuria ndaj nënës dhe dashuria ndaj gruas, bashkudhëtares së jetës.

Në vargjet për dashurinë, autori shprehë gjithë çiltërsinë e tij për vitet e rinisë dhe simpatitë e tij.

Tek poezia kushtuar nënës së tij, lexuesi gjen mundin dhe sakrificën e shumë nënave shqiptare në përkushtimin e tyre ndaj familjes dhe rritjes së fëmijëve në kushte të vështira ( kushte në të cilat vite më parë jetonin pjesa dërmuese e popullatës); ndërkaq në poezitë kushtuar gruas, ai e quan Zonjë të shtëpisë, e që në vargun e fundit të poezisë “ Zonja e shtëpisë” do të shprehet kështu:

“E thanë të vjetrit e unë e pranoj / se gruaja e mbanë tërë shtëpinë / krejt çka me bashkëshortin fitoi / të kursen më së miri veç ajo dinë. (Poezia “Zonja e shtëpisë” fq. 80).

Motivi i dashurisë është shprehur edhe tek poezitë: “ Faqemollë”, “Simpatia” “ Në një byrektore”, etj.

Në vargjet e tij, shprehet mirënjohje ndaj fjalëve e këshillave siç i quan ai të plakut, por edhe është mjaft kritik ndaj të rinjve që në vend të librit kanë telefonin i cili gjithnjë e më shumë po e varfëron leximin dhe rëndësinë e librit!

Rinia – dhimbja dhe shqetësimi i madh i autorit

Është thënë se ai që u ndihmon të rinjve, bënë punën e hyjnive, mbase edhe autori i këtyre vargjeve, duke qenë punëtor arsimi me vite të tëra, e tani profesor universitar, me të drejtë shprehë shqetësimin e tij prej prindi e pedagogu për rininë dhe të ardhmen e saj.

Poetit i dhemb shpirti kur sheh të rinjtë që lëshojnë Kosovën- Kosovën e lirë(!) dhe ikin në perëndim për një jetë më të mirë.

“Zot i madh përmbi këtë popull/ zgjate dorën dhe zbrit mëshirë / mos të ikim prap rreth e rrotull / po të punojmë këtu sa më mirë ( Poezia “ Kohë të liga” fq. 64), apo në vargun:

“ Rininë tonë krejt na e mori bota / në atdhe punët u duken të kota / në dhe të huaj punëtorë të dëgjuar / për punën dhe zanatin e paguar ( Poezia “Përmallim” fq. 58).

Në përmbyllje të këtij punimi, mund të themi se, poezitë e librit “Dromca poetike” janë krijuar me vargun e rimuar (AB / BA) i ngjashëm më vargun popullor, e që shprehë fillesat e rrugëtimit poetik , duke mbetur me shpresë, që ky rrugëtim në botën e fjalës së shkruar të vjen edhe më i sforcuar e më i përpunuar në librin e radhës, të pedagogut e krijuesit Ruzdi Kadrijaj.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet aktorja Mejreme Berisha

December 4, 2025

Hapet ekspozita ‘Mistikja e një universi artistik’ e profesorit Avni Behluli”

November 25, 2025

Festivali “Kamenica Folk Fest” mblodhi grupe të ndryshme nga trojet shqiptare për dy net radhazi

November 24, 2025
Mos humbni
Opinione

Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen

By adminDecember 6, 2025

Shkruan: Bashkim Isufi Pse një fshat i tërë duhet të mjaftohet me vetëm 60,000…

LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë

December 6, 2025

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime

December 6, 2025

Konfiskohet një pushkë gjuetie në Berivojcë të Kamenicës

December 6, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen

December 6, 2025

LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë

December 6, 2025

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime

December 6, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.