Sipas statistikave të përgjithshme, gjatë periudhës së raportuar janë evidentuar 15 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 19 aksidente me dëme materiale.
Ndërkohë, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,836 tiketa trafiku.
Në kuadër të aktiviteteve policore, janë arrestuar 13 persona, ndërsa 9 persona janë dërguar në mbajtje.
Në statistikat e publikuara nuk figuron ndonjë rast i aksidentit me fatalitet apo i personave në ndalim policor.
Siguria në trafik dhe respektimi i rregullave mbeten përgjegjësi e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion./Gjilani INFO/


