Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci” në Kamenicë ka pranuar një donacion prej 15 karrocash manuale, të dhuruara nga GNTC Group – Gorenje Department Store, të dedikuara për nevojat e pacientëve dhe shërbimeve të QKMF-së.
Ky donacion përbën një mbështetje të rëndësishme për institucionin tonë, duke mundësuar lehtësimin e lëvizjes së pacientëve me vështirësi në mobilitet dhe duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në mënyrë më të sigurt, më të lehtë dhe më dinjitoze.
Mbështetja e tillë dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe komunitetit të biznesit, në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve.
Në emër të QKMF “Dr. Shaban Geci” në Kamenicë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për GNTC Group – Gorenje Department Store, për këtë kontribut të çmuar dhe për gatishmërinë për të mbështetur shërbimet shëndetësore në komunitet./Gjilani INFO/


