Kuvendi i Gjilanit, me vota unanime, ka miratuar një deklartatë kundër aktgjykimit të padrejtë në Hagë, të cilin e ka inicuar Bujar Nevzati (PDK), dhe e cila është përkrahur nga të gjitha grupet e këshilltarëve komunalë të Gjilanit.
Në këtë rast, kryesuesja Krenare Latifi Kqiku tha se Kuvendi shpreh mospajtimin e tij me dënimin e krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërkaq nënkryetari Arianit Sadiku, ka theksuar se ky dënim është i padrejtë, jashtë çdo norme ligjore dhe logjike, duke besuar që ky dënim do të korrigjohet shumë shpejt.
“Për Gjilanin, kjo çështje ka peshë të veçantë, pasi gjatë luftës në Kosovë humbën jetën 98 civilë dhe ranë 50 dëshmorë, ndërsa shumë familje dhe fshatra u përballën me shkatërrim dhe djegie të tërësishme nga nga forcat serbe”, ka thënë, përveç tjerash, kryesuesja Latifi-Kqiku.
Seanca po i vazhdon punimet me pikat tjera të rendit të ditës.
Perndryshe, deklarata është lexuar nga Bujar Nevzati, anëtar i Kuvendit, shef i grupit të PDK-së. /Gjilani INFO/


