Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
  • Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
  • Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
  • Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
  • Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
  • Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
  • Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
  • Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit

adminBy adminSeptember 1, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komuna e Kamenicës ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor me një takim të përbashkët me mësimdhënësit, drejtorët e institucioneve arsimore, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve.

Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe përfaqësues të këshillit të prindërve dhe nxënësve.Gjatë takimit u prezantuan punët dhe projektet e realizuara në sektorin e arsimit, si dhe risitë dhe masat që do të zbatohen gjatë vitit të ri shkollor, me fokus në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mbështetjen e mësimdhënësve.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se është kënaqësi e veçantë të shënohet fillimi i vitit të ri shkollor, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe përgjegjësinë që mësimdhënësit bartin çdo ditë.

“Ne si institucion ndërtojmë rrugë, shkolla e ndërtesa, mirëpo ju, mësimdhënës të dashur, ndërtoni njeriun. Çdo orë mësimore dhe çdo këshillë që u jepni nxënësve është një gurthemel për ata që nesër do ta ndërtojnë këtë qytet dhe këtë shoqëri”, u shpreh Rahimaj. Ai theksoi se Komuna do të vazhdojë përkushtimin ndaj arsimit, duke veçuar një sërë masash dhe investimesh që do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë këtij viti shkollor.

Ndër të tjera, Kryetari Rahimaj bëri të ditur se:

– është hapur çerdhja e Koretinit, me kapacitet për 120 fëmijë;

– klasat e arsimit parashkollor do të funksionojnë me orar të zgjatur;

– të gjithë nxënësit e klasave të para janë pajisur me çanta dhe mjetet e nevojshme shkollore;

– për herë të parë Komuna do të mbulojë pagesën e orëve të kujdestarisë për mësimdhënësit;

– fillon programi i trajnimeve pa pagesë për nxënësit e talentuar në matematikë;

– sigurohet transport falas për nxënësit nga të gjitha fshatrat ku nuk ka institucione përkatëse arsimore;

– do të zbatohet rregullorja për subvencionimin e rezultateve në gara, në mbështetje të nxënësve dhe mësimdhënësve;

– do të vazhdojë Pakoja e Maturës, e cila përfshin ekskursionin “Euro Trip”, mbrëmjen e maturës dhe uniformat e cilësisë së lartë.

Kryetari Rahimaj gjithashtu bëri të ditur se kuzhina qendrore tashmë ka filluar funksionimin, duke theksuar se praktika e ushqimit të shëndetshëm, e nisur në çerdhen publike, po zgjerohet edhe në tri shkolla, me synimin që nga viti i ardhshëm të përfshihen të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryetari Rahimaj u uroi të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve një vit të mbarë shkollor, me punë, suksese dhe rezultate të reja.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Klaiqi, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke e vlerësuar këtë takim si një format të veçantë, i cili për herë të parë zhvillohet së bashku me mësimdhënësit dhe Kryetarin e Komunës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Klaiqi po ashtu falënderoi Kryetarin Rahimaj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe për investimet në përmirësimin e mirëqenies dhe kushteve për fëmijët.

Krahas Kryetarit Rahimaj, edhe Drejtori Klaiqi, njoftoi qytetarët rreth punëve të mira që janë bërë dhe po vazhdohen për të përmirsuar shkollimin e nxënësve të komunës.

Mes shumë investimeve, Klaiqi njoftoi gjithashtu se për herë të parë nga dita e sotme fillon zbatimi i mësimit tërëditor në tri shkolla pilot, me kuadrin arsimor të përcaktuar për zhvillimin e këtyre orëve.

Kurse për më të vegjlit, që dikur kishin vetëm një cerdhe në qytet me gjithsej 60 fëmij, tanimë është hapur edhe cerdhja në Koretin e që të dy objektet kanë arritur të pranojnë mbi 200 fëmijë.

“Mirupafshim në takime të tilla, po aq të bukura”, tha Klaiqi në përmbyllje të fjalës së tij.

Në këtë takim fjalë rasti mbajti edhe Selami Spahiu, i cili ndau disa nga përvojat e tij gjatë rrugëtimit të gjatë jetësor dhe profesional si mësimdhënës, duke përmendur kolegët dhe përvojat e tij në Roganë, Kamenicë dhe Muçivërcë, ku për një periudhë të gjatë ka punuar si mësimdhënës i matematikës.Spahiu theksoi rëndësinë e arsimit në transformimin e individit, familjes, shoqërisë dhe shtetit. Ai veçoi si të rëndësishme mbështetjen e talenteve në matematikë dhe çështjen e kodimit nëpër shkolla, duke i cilësuar këto si hapa të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit në Kamenicë.

“Ndërrimi i gjendjes së një individi, familjeje, shoqërie apo shteti e ndryshon arsimi”, u shpreh Spahiu, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e institucioneve komunale në këtë drejtim.

Fjalë rasti mbajti edhe mësimdhënësi i ri, Blerim Haxhiu, i cili ndau përvojën e tij në rrugëtimin arsimor dhe profesional.Duke folur për profesionin e mësimdhënies, Haxhiu e cilësoi atë si një drejtim tejet human dhe theksoi dy pika kryesore që kanë ndikuar në zhvillimin e tij: arsimin parauniversitar dhe atë universitar.

Ai vlerësoi rëndësinë e garave për nxënësit, duke theksuar se ato shërbejnë si shtysë për punë, përkushtim dhe zhvillim të një vullneti të fortë për sukses.

Ndërsa, duke folur për arsimin universitar, Haxhiu falënderoi Komunën dhe DKA-në për mbështetjen përmes bursave, duke bërë të ditur se ka qenë përfitues i bursave çdo vit gjatë studimeve. Ai u bëri thirrje institucioneve që të vazhdojnë me mbështetjen e nxënësve dhe të rinjve, duke krijuar mundësi që ata të zhvillojnë potencialin e tyre.

Takimi u përmbyll me urimin për një vit të ri shkollor të suksesshëm, me bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet institucioneve, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve, në funksion të një arsimi sa më cilësor dhe të një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë e Kamenicës. /Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

By adminSeptember 1, 2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, Drejtoria Rajonale e Policisë në…

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026

Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit

September 1, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.