Mirvete Elmazi-Mehmeti
Si pëllumb i lodhur,
nëpër frymën e gushtit
kërkoj një ditë,
pa shi,
të vij
tek ti.
Kalërimi në tokë,
nuk është
si fluturimi në qiell,
ku çasti mund të çoj
cep në cep të globit.
Në rrugët e fjordeve norvegjeze
këpucës në shtrydhje i del lot
sepse,
kurrë mushkëritë
nuk i ka ngopur
me aromën e Atdheut
as dje as
sot.
Tani,
hapave po u harxhohet
koha,
roli i bletës që qëmton luleve
është tretur
nga lodhja.
Po në muzg,
në ëndërr,
jam atje,
humbur
në harrim,
si bija tek nëna
Gjilani im./Gjilani INFO/


