Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 45 aksidente trafiku, prej tyre 23 me të lënduar dhe 22 me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka shqiptuar 2.001 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu, janë arrestuar 12 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës./Gjilani INFO/


