Me përfundimin e muajit maj dhe fillimin e muajit qershor, ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike në NPL Tregu po vazhdojnë punën e tyre të rregullt në terren, duke u kujdesur për pastërtinë dhe rregullimin e hapësirave publike në gjithë territorin e komunës.
Sipas drejtuesve të ndërmarrjes, aktivitetet përfshijnë pastrimin e parqeve, shesheve, trotuareve dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet një mjedis më i pastër dhe më i rregullt.
Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Bajram Isufi, theksoi se angazhimi i ekipeve në terren po vazhdon çdo ditë me përkushtim të plotë, duke kontribuar në përmirësimin e pamjes dhe funksionalitetit të hapësirave publike në komunë.
Ai shprehu mirënjohje për punëtorët e ndërmarrjes për punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe kujdesin në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit të përbashkët./Gjilani INFO/


