Gjatë vizitës në Iowa, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka takuar Eric Gookin, zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas, me të cilin biseduan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve tona.
“Vizituam edhe Zonën Ekonomike të qytetit Sioux City, ku u njohëm nga afër me potencialin industrial, zhvillimin e bizneseve dhe mundësitë që ofron kjo zonë për investime dhe partneritete të reja”, tha Huruglica.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Gjilanit, theksoi se përvoja të tilla janë të rëndësishme për të marrë modele të suksesshme që mund të shërbejnë edhe për zhvillimin ekonomik në Kosovë./Gjilani INFO/


