Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar me një aktivitet simbolik Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.
Infermierët e QKMF-së në Viti kanë bërë matjen e tensionit arterial, matjen e glikemisë, si dhe kanë biseduar për rolin e infermierit në shëndetësi.
Nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, drejtori i Shëndetësisë në Viti, Halil Musliu, dhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Vjollca Kadolli Halili, vizituan ekipet në qytet dhe, në fjalën e tyre, shprehën mirënjohjen për punën e palodhur, përkushtimin dhe humanizmin që infermierët tregojnë çdo ditë në kujdesin ndaj pacientëve.
Përndryshe, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë shënohet për nder të Florence Nightingale, e cila në vitin 1860 i vuri themelet e shkollës profesionale të infermierisë në spitalin St. Thomas në Londër, e cila sot është pjesë e Kolegjit Mbretëror në Londër.
Po ashtu Istitucionet komunale në Viti dhe QKMF-ja shprehu edhe mesazhe urimi për infermierët duke ua uruar 12 Majin dhe duke dëshiruar shëndet dhe suksese në misionin e tyre human dhe fisnik./Gjilani INFO/


