Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dje është shënuar Dita e Shkollës Fillore dhe të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë”, me një sërë aktivitetesh të organizuara nga stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Manifestimi u karakterizua me një program të pasur artistik, ku nxënësit prezantuan pika të ndryshme kulturore, përfshirë recitime, këngë dhe valle, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tyre. Aktivitetet u ndoqën nga mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues institucionalë.
Me këtë rast, një fjalë rasti ka mbajtur edhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e cila vlerësoi punën e shkollës dhe angazhimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve dhe nxënësve në arritjen e rezultateve në arsim.
Në këtë ditë të veçantë, u theksua rëndësia e arsimit dhe roli i shkollës në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, ndërsa u vlerësua edhe puna e vazhdueshme në ngritjen e cilësisë në arsim./Gjilani INFO/











