Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Gjatë orëve të pasdites, në zonat malore mund të paraqiten reshje të izoluara shiu.
Era do të fryjë nga drejtimi verior dhe verilindor, duke arritur në intervale të caktuara intensitet më të lartë, me shpejtësi që varion nga 17 deri në 54 km/h, sipas MeteoKosovës, transmeton Gjilani INFO.
Temperaturat minimale parashihen të jenë ndërmjet 8 dhe 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 21°C.


