Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përgëzuar drejtorin e shkollës në Sllatinë të Epërme për iniciativën dhe angazhimin në aksionin për rregullimin e ambientit të jashtëm të shkollës.
Ai vlerësoi lart bashkëpunimin me komunitetin, duke theksuar se ky është një shembull i mirë i mobilizimit qytetar për përmirësimin e hapësirave publike.
Haliti bëri të diltur se Komuna e Vitisë do të jetë në përkrahje të plotë të këtij aksioni, duke ofruar kapacitetet e saj për të ndihmuar në realizimin e tij./Gjilani INFO/


