Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

adminBy adminMarch 10, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij me një ceremoni solemne, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme nga jeta akademike, institucionale dhe politike, familjarë të themeluesve të UKZ-së, anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe studentë, profesorë dhe përfaqësues të institucioneve publike.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit Kombëtar, himnit të Kosovës dhe Himnit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, foli për punën, arritjet dhe sfidat që Universiteti ka kaluar gjatë 13 viteve të tij. “Ky përvjetor përfaqëson shumë më tepër sesa një shifër në kalendar. Ai pasqyron një rrugëtim të përbashkët, vizion dhe punë të palodhshme për ndërtimin dhe zhvillimin e një institucioni të arsimit të lartë që sot është pjesë e rëndësishme e jetës akademike dhe shoqërore në vendin tonë,” tha Rektori Dërmaku. Ai theksoi zhvillimin e Universitetit gjatë këtyre viteve duke thënë se vetëm para 13 vitesh, universiteti ynë kishte tre programe studimi. Sot ofron 14 programe të akredituara, ndërsa 5 të tjera janë në proces akreditimi dhe riakreditimi, me 1354 studentë aktivë që përfaqësojnë potencialin më të madh për zhvillimin shoqëror dhe akademik të rajonit. Rektori gjithashtu përmendi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe projekteve kërkimore. “Sot UKZ ka mbi 200 marrëveshje bashkëpunimi me partnerë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë dhe është përfshirë në më shumë se 70 projekte ndërkombëtare me vlerë mbi 2 milionë euro, duke kontribuar në zhvillimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve akademike,” ka thë në fjalën e tij Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.Duke iu drejtuar studentëve dhe stafit akademik, ai tha se do të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një universitet që prodhon dije, që krijon mundësi dhe që formon gjenerata të reja profesionistësh të përgatitur për sfidat e së ardhmes. Fjalimi i Rektorit përfundoi me mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim: profesorët, stafin administrativ, studentët dhe partnerët institucionalë.

Fjalimi i Rektorit Artan Dërmaku në 13 vjhetorin e themelimit të UKZ-së

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, tha se sot është një ditë e veçantë për Universitetin Publik “Kadri Zeka”, për qytetin tonë dhe për gjithë komunitetin akademik. Ky institucion nuk është vetëm një vend për të studiuar, por një qendër e dijes, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror që ka formuar breza të tërë profesionistësh. Ai shtoi se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë ta mbështesë këtë universitet në çdo hap të tij drejt arritjeve të reja akademike dhe ndërkombëtare. Rrahimaj përgëzoi stafin akademik, studentët dhe partnerët institucionalë për përkushtimin dhe arritjet gjatë këtyre 13 viteve, duke theksuar se zhvillimi i universitetit është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe rajonit të Anamoravës.

Ibrahim Krivaqa, Kryetar i Bordit Industrial, shprehu përkrahjen e tij dhe vizionin për bashkëpunim me universitetin.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike prezantuan njërin nga projektet e tyre të shumta, që ndërthurin komponentën teorike me atë praktike, projekte këto konkrete që kontribuojnë në shoqëri.

Në kuadër të traditës vjetore, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ndau “Diplomën Student i Dalluar” për studentët me mesatare më të lartë në secilin fakultet. Në Fakultetin e Edukimit, diplomën si studente e dalluar e ka marrë Marigona Kllokoqi Hoda, Ermirë Hasani ka marrë diplomën si student i dalluar në Fakultetin Juridik; Shpend Ibrahimi ka marrë diplomën si student i dalluar në Fakultetin Ekonomik dhe Lorika Hajdari ka marrë diplomën si studente e dalluar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Marigona Kllokoqi Hoda, studente e Fakultetit të Edukimit Fillor dhe fituese e çmimit “Studente e dalluar”, u shpreh mirënjohëse të gjithëve për punën, përkushtimin dhe vizionin që kanë bërë të mundur që ky institucion të rritet dhe të bëhet një tempull i dijes në rajonin tonë. Ajo tha se këto katër vite si studente kanë qenë shumë më tepër se një rrugë akademike; kanë qenë një periudhë e mbushur me kujtime të paharrueshme, mësime nga profesorë të përkushtuar dhe frymëzim për të ardhmen time si edukatore. Ajo falënderoi familjen, profesorët dhe kolegët për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit akademik dhe uroi studentët që ky universitet të vazhdojë të rritet dhe të japë kontribut të çmuar për shoqërinë tonë.

Kurse Shpend Ibrahimi, student i Fakultetit Ekonomik dhe fitues i çmimit “Student i Dalluar”, u shpreh se është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e një institucioni që rritet dhe kontribuon në formimin e brezave të rinj. Ai tha se askush nuk arrin deri këtu vetëm, andaj falënderoi profesorët që jo vetëm që ju kanë dhanë njohuri akademike, por edhe mënyrën se si duhet të mendojmë, analizojmë dhe marrim vendime të përgjegjshme. Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit, disiplinës dhe mbështetjes së familjes, duke thënë se ky vlerësim është rezultat i shumë orëve studimi, përkushtimit dhe disiplinës të cilën Diplomë ia ka dedikuar prindërve dhe bashkëshortes, që kanë qenë mbështetja më e fortë gjatë gjithë rrugëtimit të tij. Shpendi gjithashtu inkurajoi studentët që Universiteti “Kadri Zeka” është një zgjedhje e drejtë për të rinjtë që kërkojnë dije reale, zhvillim profesional dhe një të ardhme të ndërtuar mbi punë dhe meritë.

Në kuadër të ceremonisë, UKZ ndau mirënjohje për profesorët që kanë kontribuar në zhvillimin e institucionit. Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, bazuar në propozimet e Këshillave të Fakulteteve, ndau mirënjohje për Prof. Asoc. Dr. Arbona Xhemajli , Prof. Asoc. Dr. Arben Sahiti, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili dhe Prof. Asoc. Dr. Selim Daku.

Gjithashtu, në bazë të vendimit të Komisionit të formuar nga Senati i UKZ-së u shpall Hulumtuesi i Vitit 2025, Prof. Ass. Dr. Ragmi Mustafa . Pasi lexoi Vendimin, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve, Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Lindita Loku Nikqi, i ndau edhe mirënjohejen profesorit Mustafa.

Po ashtu, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ndau mirënjohje Kushtrim Demi, Sekretar i Njësisë Akademike, për punënnë zhvillimin e administratës së universitetit.

Rektori Dërmaku i ka ndarë mirënjohje edhe Kompanisë TELKOS, për mbështetjen në funksionalizimin e Laboratorit të Shkencave Sociale, të cilën e pranoi Drejtori Vedat Morina.

Në një moment të veçantë, Rektori ndau mirënjohje postmortem për Ilmi Ramadani, anëtar i Këshillit Themelues të UKZ-së, për kontributin e tij të çmuar në themelimin dhe zhvillimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Mirënjohjen e pranoi nipi i tij, Jon Ramadani. z. Ilmi Ramadani ishte ndër ata njerëz që me përkushtim, vizion dhe dashuri për dijen dhe atdheun hodhën themelet e një institucioni që sot edukon dhe formon breza të tërë studentësh. Kontributi i tij nuk ishte vetëm institucional, por edhe atdhetar, sepse çdo hap drejt dijes është një hap drejt forcimit të kombit dhe të ardhmes sonë. Edhe pse sot ai nuk është fizikisht mes nesh, vepra dhe kontributi i tij do të jetojnë gjithmonë në historinë e Universitetit dhe në zemrat e atyre që besojnë në fuqinë e arsimit.

Në amfiteatrin B01 u zbulua pllaka përkujtimore e Prof. Ass. Dr. Arben Dërmakut, Kryesues i Këshillit Themelues dhe ushtrues detyre i Rektorit të parë të UKZ-së, në shenjë nderimi për kontributin e tij të çmuar në themelimin dhe zhvillimin e universitetit. Pllakën e zbuluan Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Merita Dërmaku, bashkëshortja e të ndjerit Prof. Ass. Dr. Arben Dërmaku. Po ashtu në këtë hapësirë është vendosur edhe piktura portret e Prof. Ass. Dr. Arben Dërmaku, e realizuar me kontributin e çmuar të Prof. Ahmet Ibrahimit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të jetë një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Kosovë, duke ndërtuar të ardhmen akademike të studentëve dhe duke kontribuar në zhvillimin e vendit./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.