Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prushi i bukurisë lirike
  • Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve
  • Moti sot
  • Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Zhegër të Gjilanit
  • Arrestohen në Gjilan 14 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit
  • Dua Lipa rrëfen sfidat dhe këshillat për marrëdhëniet në distancë pas turneut botëror
  • Pogaçe pa maja dhe pa kripë: E gatshme për 30 minuta dhe më e mirë se byreku
  • Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Prushi i bukurisë lirike
Kulturë

Prushi i bukurisë lirike

adminBy adminFebruary 14, 2026Updated:February 14, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

/ Përsiatje letrare /

Shefqet DIBRANI

PRUSHI I BUKURISË LIRIKE

(Anton Nikë Berisha: “PRUSHI I BUKURISË”, botoi Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Prishtinë, 2015, 2020 dhe 2025)

Në poezitë e vëllimit “Prushi i bukurisë”, Anton Nikë Berisha ka arritur të ndërtojë një himn të gjerë dhe solemn për Fjalën, si thelb ontologjik i bukurisë, i dijes dhe i shpirtit njerëzor. Që në vargun e parë, poeti e zhvendos origjinën e bukurisë “përtej harrimit”, duke e vendosur atë në një kohë mitike, në çastin themelor “kur njerëzit zunë dhe i përftuan fjalët:”, që janë një akt i bukur krijimi, i krahasueshëm me gjenezën biblike, ku fjala sjell rend, kuptim dhe dritë.

Përtej harrimit e pate djepin – Bukuri

kur njerëzit zunë dhe i përftuan Fjalët:

i vunë njerën pranë tjetrës, i ballafaquan

me përkushtim e dije dhe i qëndisën

me aftësine e mendjes, me ngrohtësinë e zemrës

dhe i përshkuan me dufin e frymësisë

që t’i kumtojnë vetes, po edhe tjetrit

punë të lartësuara, gjera të bukura –

për ta ngritur e pasuruar shpirtin –

që me veprim të rëndomtë s’mund ta bënin.

(Faqe 17, poezia I.)

Fjala, sipas poetit Anton Nikë Berisha, lind nga një bashkëveprim i mendjes, zemrës dhe frymësisë. Ajo “qëndiset” me dije dhe ngrohtësi shpirtërore, duke u bërë kështu mjet i vetëm për të kumtuar “punë të lartësuara, gjëra të bukura”, ato që veprimi i rëndomtë nuk mund t’i arrijë. Këtu poeti shfaq një bindje themelore estetike, bukuria është e paarritshme pa fjalën e përpunuar, pa artin, dhe arti është forma më e lartë e përjetimit njerëzor.

Në strofat pasuese, “Fjala” shfaqet si forcë pushtuese e hapësirës dhe kohës. Ajo u jep jetë lumenjve të përfytyrimit, duke e bërë këngën e shpendëve dhe fluturimin e tyre pjesë të përvojës njerëzore. Metaforat janë të dendura dhe kozmike: Psh. Vargjet, “i zunë yjet nëpër qiell dhe i shpërndanë/ kah dëshiruan, edhe në veten e tyre/ për të nxitur ujëvarën e kënaqësisë -/ rrjedhë e amëzimit të bukurisë.” Siç shihet yjet “zihen” dhe shpërndahen nëpër qiell, madje futen “edhe në veten e tyre”, duke u shndërruar në “ujëvarën e kënaqësisë”. Ky varg i fundit është edhe figurë kyçe, kurse kënaqësia estetike shndërrohet në “rrjedhë të vazhdueshme amëzimi”, ku bukuria nuk konsumohet, por vetëm shumëzohet.

Dimensioni estetik ndërthuret natyrshëm me atë shpirtëror dhe teologjik. Fjala identifikohet si “Drita e Hyjit” që lind nga hiri dhe besimi dhe bie në zemrën e secilit “me lehtësinë e buzëqeshjes së foshnjës”. Ky imazh i butë e shndërron bukurinë në mëshirë hyjnore, në energji jetësore “që na e mban frymën, jetën”. Në këtë rast fjala është zbukurim dhe kusht për ekzistencë.

Në këto vargje simbolike, poeti e përfytyron bukurinë si virgjëreshë joshëse që nuk plaket, një qenie e përhershme që sfidon kohën dhe breznitë. Ajo është “temjan i shpirtit” që pushton skutat e zemrës si “kurorë e artë etjesh”, duke treguar se bukuria është njëkohësisht qetësim dhe mall, përkatësisht një përmbushje dhe një nxitje për njohje të reja. Këtu Anton Nikë Berisha shpreh një ide thelbësore: E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja bashkëjetojnë në fjalë, e cila frymon përmes kohëve dhe i lidh ato në një përvojë të vetme njerëzore.

Kështu ishe e keshtu do të jesh – Mbretëreshë –

deri ne pafundësi të kohëve, e përtej tyre,

palcë e gjalle që ruan dhe ushqen

thelbin e epshit, zjarrin e dashurisë

që gjallojnë brenda secilit prej nesh –

për ta amshuar fuqinë tënde – Fjalë

që sa na preh aq edhe na përflak,

si dje, si sot, si nesër.

(Faqe 18, poezia I.)

Poezia përmbyllet me një pohim solemn ku bukuria është dhe do të mbetet “Mbretëreshë”, palcë e gjallë që ushqen epshin, dashurinë dhe zjarrin e brendshëm të njeriut. Fjala, si mishërim i saj, ka një natyrë të dyfishtë: Na preh dhe na përflak. Kjo ambivalencë e bën atë të pavdekshme, të domosdoshme dhe gjithnjë të re, “si dje, si sot, si nesër”.

Brenda vëllimit “Prushi i bukurisë”, Anton Nikë Berisha na ofron një poezi të bukur për artin e fjalës që përjetohet si një manifest poetik mbi kuptimin e krijimit, bukurisë dhe ekzistencës njerëzore. Fjala këtu është fanar që ndriçon, është si prushi që djeg dhe fjala është ajo që njëkohësisht e mbanë shpirtin gjallë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore

February 13, 2026

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, nderon kryetarin Haliti me mirënjohje

February 13, 2026

Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU

February 12, 2026
Mos humbni
Kulturë

Prushi i bukurisë lirike

By adminFebruary 14, 2026

/ Përsiatje letrare / Shefqet DIBRANI PRUSHI I BUKURISË LIRIKE (Anton Nikë Berisha: “PRUSHI I…

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Zhegër të Gjilanit

February 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.