Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025
Lajme Lokale

Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025

adminBy adminFebruary 6, 2026Updated:February 6, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot u prezantua raporti vjetor i punës për vitin 2025 i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, i cili u paraqit nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, në prani të Drejtorit të Drejtorisë për Operacione Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, përfaqësuesve të institucioneve lokale, kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, përfaqësues të bashkësive fetare, si dhe përfaqësuesve të ndryshëm institucionalë dhe të komunitetit.

Gjatë prezantimit u theksua se viti 2025 ka shënuar rezultate pozitive në fushën e sigurisë, ku statistikat tregojnë një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për -4.17%, ndërsa veprat penale kanë shënuar rënie për -10.8%, përfshirë edhe rënie të numrit të veprave penale më serioze.

Po ashtu, u theksua rritja e aktiviteteve policore në aspektin preventiv, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, luftimin e dukurive negative, si dhe arrestimin e personave të kërkuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë.

Në fushën e sigurisë në komunikacion, raporti evidenton ulje të aksidenteve me fatalitet për 28.6%, krahas rritjes së aktiviteteve policore dhe numrit të gjobave në trafik, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua avancimit të qasjes policore “Policimi në Bashkësi”, forcimit të partneritetit me komunitetin, rritjes së sigurisë në shkolla, si dhe transparencës së vazhdueshme me media dhe publikun.

Gjithashtu, u prezantua cilësia e shërbimeve policore, përfshirë kohën e reagimit, e cila monitorohet në baza ditore dhe mujore, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të efikasitetit dhe profesionalizmit policor.

Ndërsa Drejtori i Drejtorisë për Operacione Nënkolonel Ajvazi vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e menaxhmentit dhe të gjithë pjesëtarëve  policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e punës profesionale dhe bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional dhe me komunitetin.

Në mbyllje u ritheksua përkushtimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për të vazhduar ofrimin e shërbimeve profesionale, transparente dhe në interes të sigurisë së qytetarëve./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.