Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
  • Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
  • Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Psalm për të pagjeturit
Kulturë

Psalm për të pagjeturit

adminBy adminFebruary 6, 2026Updated:February 6, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

/ Poezia që e fitoi vendin e parë në konkursin anonim letrar në manifestimin kombëtar të kulturës, Flaka e Janarit – 2026 /

Ramë ORACA

PSALM PËR TË PAGJETURIT

përditë pritja zbret e ulet në prag
si dikur kur priste hapat tuaj
ora kotet në mur si ikonë e lënë pasdore
akrepat kanë harruar emrin e kohës
që nga dita e moskthimit
në karrige qëndron hija juaj

vetëm era hap dhe mbyll derën
nënat çdo natë numërojnë yjet
si rruzare dhimbjeje
një yll u mungon gjithmonë
pastaj flasin me erën
si me ndonjë engjëll lajmëtar
flokët u janë thinjur duke thirrur
deri në kupë të qiellit

baballarët kuvendojnë me hijen tuaj
si me diçka të padukshme
fëmijët u rritën duke pyetur diellin
“a i ke parë babin tim?”

nëpër shtëpi pëshpëritin kujtimet
prekin muret me fotografi të zverdhura
një buzëqeshje e mbetur përgjysmë
rri pezull mbi këtë psalm

në emër të heshtjes që s`ka varr
në emër të hirit të gjakut
në emër të emrave që s`u gdhenden në gur
e ngremë këtë psalm prej fryme e loti
për ju që mbetët udhëve të kthimit
midis tokës dhe qiellit

përnatë ju kërkojmë mes të gjallëve
vetëm ëndrrat na zgjojnë me lot
duke ju kërkuar edhe në vetveten tonë
si njeriu që kërkon zotin

ne me pritje do t`ju mbajmë gjallë
se pritja është shpresa jonë e dashurisë
ajo nuk ka varr
ky psalm do të ndizet çdo natë
si qiri që nuk mund ta fikë harresa
si flakë që shndrit udhën e kthimit
si mall që nuk plaket kurrë. /Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Kulturë

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

By adminNovember 21, 2026

Më 22 nëntor, në Teatrin e Qyteti të Gjilanit, duke filluar nga ora 12:00,…

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026

Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë

November 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.