Gjatë kontrollit të një objekti përcjellës të shtëpisë e improvizuar si zyre, pronë e personit të dyshuar në Gjilan janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 29 gram, kokainë me peshë 0.2 gram, 12 qese me fara të kanabis sativa, dy peshore digjitale dhe para të gatshme 65 euro, njoftoi sot Policia.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./Gjilani INFO/


