Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Festivali i Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”, solli mesazhin se arti për fëmijë është investim për të ardhmen
Kulturë

Festivali i Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”, solli mesazhin se arti për fëmijë është investim për të ardhmen

adminBy adminJanuary 29, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Në kuadër të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” – edicioni i 35-të, që po mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe në përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, u mbajt Festivali i 16-të i Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”, një ngjarje me rëndësi të veçantë edukative, artistike dhe kombëtare, e cila i kushtohet zërit, talentit dhe botës shpirtërore të fëmijëve.
Festivali u hap zyrtarisht nga Enkelejda Arifi, zyrtare pran Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan, me praninë e përfaqësuesve institucionalë, artistëve, prindërve dhe dashamirëve të artit. Ajo tha se “Flaka e Janarit”, viti për vit po rritet dhe atë po e pasurojnë edhe talentet e rinj, të cilët po i emocionojnë të gjithë me ngjitjen në skenë dhe interpretimin e këngës shqipe.
Në këtë edicion u prezantuan 12 këngë premierë, të interpretuara nga fëmijë të talentuar nga mbarë vendi, duke dëshmuar nivel të lartë artistik dhe përkushtim profesional të krijuesve. Repertori i këngëve trajtoi tema të rëndësishme si atdhedashuria, historia, liria, figura e dëshmorëve, familja dhe vlerat kombëtare, duke e bërë festivalin një platformë të rëndësishme të edukimit kulturor për fëmijë.
Performanca e solistëve, kënga dhe kompozimi:
Diell Jerliu, kënga “Nderi i trimave”, kompozitor, Hekuran Bllaca.
Noen Krasniqi, kënga “Një komb, një gjak”, kompozimi RGB Studio.
Tian Pira, kënga “Libri”, kompozitor Kreshnik Aliçkaj.
Aya Sylejmani, kënga “Flamuri valon”, kompozimi Creative studio.
Kenza Ismajli, kënga “Kuq e zi në zemër”, kompozitore Arta Haziri Nuhiu.
Liana Bllaca, kënga “Dëshmorët”, kompozitor Xhevat Rushiti.
Luna Salihu, kënga “Gjyshes”, kompozitor Shaban Ratkoceri.
Alika Ajeti, kënga “N’Janar ndizen zjarret”, kompozitore Arta Haziri Nuhiu.
Aron Musliu, “UÇK”, kompozitor Hekuran Bllaca.
Anila Ajeti, kënga “Jam shqiptar”, kompozitore Shqipe Bucaliu.
Onida Grabovci, kënga ‘Mëmëdheu im” kompozitor Xhevat Rushiti.
Art Krasniqi, kënga “28 Nëntori”, kompozitor Ylber Krasniqi.
Performuan edhe mysafirët e Festivalit:
Majda dhe Luna Salihu, kënga “Si motra”.
Kira Demolli & Kori i Shkollës së Muzikës, “Ty Flamur të dua shumë”, Tish Daija.
Toka Rexhepi & Kori i Shkollës së Muzikës, “Pse jemi të ndarë”, Dardan Bakraqi.
Kori i Shkollës së Muzikës, “Loti i nënës”, Isa Jakupi.
Kontribut i çmuar nga dirigjent Artan Jerliu.
Programi artistik u pasurua edhe me paraqitje koreografike dhe muzikore nga grupi “Dancing House”, si dhe nga Baleti dhe Kori i Shkollës së Muzikës – Gjilan, me koreografi të Naski Ahmetit, duke ndërthurur elemente kombëtare me qasje moderne.
Në këtë vit jubilar, organizatori vendosi që festivali të ketë karakter revial dhe jo garues, duke i shpallur të gjithë pjesëmarrësit fitues, si vlerësim për nivelin e lartë artistik dhe konkurrencën cilësore. Të gjithë fëmijët u nderuan me plaketë mirënjohje. Gjithashtu, u ndanë mirënjohje edhe për kompozitorët dhe bashkëpunëtorët muzikorë, si shenjë falënderimi për kontributin shumëvjeçar në krijimtarinë muzikore për fëmijë.
Organizimi i festivalit u realizua nga OJQ “LYRA”, nën drejtimin artistik të profesorit Kushtrim Jakupi, i cili theksoi se ky festival përfaqëson një nga shtyllat më të qëndrueshme të krijimtarisë muzikore për fëmijë në vend, duke ruajtur për më shumë se një dekadë e gjysmë misionin edukativ, artistik dhe kombëtar.
Sipas tij, “Yjet e Flakës” nuk është vetëm një skenë interpretimi, por një proces i mirëfilltë formues që nis me përzgjedhjen profesionale të këngëve dhe përfundon me përjetimin artistik të fëmijëve në skenë.
Jakupi vlerësoi rrjedhën e këtij edicioni si tejet të suksesshme, me këngë premierë të ndërtuara mbi vlera muzikore, tekste me përmbajtje edukative dhe interpretime që dëshmojnë rritje të dukshme artistike të pjesëmarrësve.
Drejtori i Festivalit sqaroi tutje se vendimi që festivali në këtë vit jubilar të ketë karakter revial dhe jo garues erdhi si reflektim mbi cilësinë e jashtëzakonshme të prurjeve dhe si mesazh i qartë se në artin për fëmijë, bashkëpunimi, motivimi dhe gëzimi i krijimit janë më të rëndësishëm se konkurrenca.
“Flaka e Janarit 2026”, vazhdon tutje, po sonte me aktivitetin vijues “Këngët e Jusufit”./Gjilani INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.