Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻓God Bless America” trazon publikun në natën e katërt të Festivalit “Talia e Flakës 2026”
Kulturë

“God Bless America” trazon publikun në natën e katërt të Festivalit “Talia e Flakës 2026”

adminBy adminJanuary 28, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2026” ka vijuar në natën e katërt me shfaqjen “God Bless America”, me tekst dhe regji të Fatos Berishës, jashtë konkurrencës. Edhe pse disa repriza ishin dhënë më parë, salla ishte e mbushur, duke dëshmuar interesin e publikut për këtë realizim skenik.
Shfaqja rrëfen historinë e katër shokëve që, pas një trajnimi nga një menaxher biznesi dhe udhëzimeve nga kisha, nisen nëpër shtete të Amerikës për të shitur Bibla dhe materiale religjioze. Përpjekjet e tyre përbëhen nga një mori situatash komike dhe dramatike, ku dështimi për shkak të bindjeve fetare, miratimit të bashkëshortes apo rrethanave shoqërore shfaqet në mënyrë të përsëritur, duke krijuar kulmin dramaturgjik të shfaqjes.
Në epilog, një akt spontan solidarizimi gjatë një udhëtimi personal zbulon ironinë e fatit dhe sugjeron se kuptimi njerëzor shpesh shfaqet përtej kalkulimeve të interesit.
Ekipi i aktorëve, me përvojën e tyre profesionale, ruan relacion të vazhdueshëm me publikun, duke e ngritur shfaqjen në një nivel më të lartë interpretativ. Në këtë realizim morën pjesë: Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Gani Rrahmani, Ali Demi, Aurita Agushi, Alban Shahiqi, Artan Selimi, Bashkim Nexhipi, Safete Mustafa-Baftiu, Mejreme Berisha, Tringa Hasani dhe Florent Salihu.
Edhe këtë natë të katërt nuk munguan zyrtarët institucionalë, përfshirë kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi – Kqiku, ndërsa gjatë ditëve të kaluara festivalin e vizituan edhe përfaqësues të tjerë, përfshirë ministrin e MKRS-së, Hajrullah Çeku, duke dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme institucionale.
Në natën përmbyllëse, më 28 janar, publiku do të ndjekë shfaqjen “Gërrdia” nga Trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me autorësi dhe regji të Astrit Kabashit. Në skenë interpretojnë: Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena, me skenografi nga Arben Shala, kostumografi Yllka Brada dhe muzikë nga Memli Kelmendi.
Programi vijon më 29 janar me “Yjet e Flakës”, festivali i këngëve për fëmijë dhe koncertin e këngëve të Jusuf Gërvallës, ndërsa 30 janar pason “Fest Flaka”, festivali i këngës shqipe. Manifestimi përfshin gjithashtu aktivitete letrare e enigmatike më 31 janar dhe përmbyllet me Gala Mbrëmjen, ku shpallen fituesit në të gjitha kategoritë artistike dhe krijuese të “Flaka e janarit 2026”./Gjilani INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.