Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Qasje shumëdimensionale në romanin “Ndeshtrasha“ të Beqir Musliut

January 24, 2026

Alkimia magjike në melodinë poetike të Beqir Musliut

January 24, 2026

Kryetari Haliti përcjell nga afër rregullimin e trafos dhe aktivizimin e sistemit të ngrohjës në shkollën e mesme “ Kuvendi i Lezhës”

January 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Qasje shumëdimensionale në romanin “Ndeshtrasha“ të Beqir Musliut
  • Alkimia magjike në melodinë poetike të Beqir Musliut
  • Kryetari Haliti përcjell nga afër rregullimin e trafos dhe aktivizimin e sistemit të ngrohjës në shkollën e mesme “ Kuvendi i Lezhës”
  • U mbajt tryeza “Pena e Flakës”, kushtuar shkrimtarit Beqir Musliu
  • Ndjekja penale e shkeljeve zgjedhore në Kosovë është shprehje e legjitimitetit demokratik të institucioneve shtetërore
  • Kryetari Hyseni: Vazhdon pastrimi i kanalit të Kuvcës, për të krijuar siguri më të madhe për banorët dhe për mrojtje nga vërshimet
  • Kryetari Hyseni takon rektorin Dermaku, premtohet mbështetje për studentët dhe stafin akademik
  • Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Alkimia magjike në melodinë poetike të Beqir Musliut
Kulturë

Alkimia magjike në melodinë poetike të Beqir Musliut

adminBy adminJanuary 24, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Nexhat Rexha

Beqir Musliuꓽ “Orfeiana”, Botoi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2004. 457

Vëllimi poetik  “Orfeiana”, i Beqir Musliut  është  shpalim reprezentativ poetik, që ngërthen në vete arritjet e dalluara  poetike. Vepra “Orfeiana” është përgatitur për gjallje të autorit, mirëpo, jeta dhe koha ndalojnë në finalizimin e diçkaje që njeriu konsideron se mund të arrijë deri në finalizim të saj. Kjo qasje, sikur ka krijuar indikacionet, në përshpejtimin shëndetësor të Beqir Musliut, përkundër kësaj gjendje ai punoi  pareshtur në të gjitha  zhanret krijuese deri në frymëmarrjen e fundit.

Vepra poetike “Orfeiana” është konceptuar në shtatë libra, të cilat  brenda tërësisë poetike kanë depërtime nga më të ndjeshmet në organizimin krijues të autorit. Në këto shtatë libra, strukturimi i brendshëm artikulon botën krijuese, si metaforë dhe si alkimi e mendimit krijues në organizim të përgjithshëm artistik, duke zgjedhur  krijimet poetike si perla  komunikuese.

Në këtë përzgjedhje Beqir Musliu ka inkorpuruar poezi të botuara dhe të pa botuara më parë. Ndonjë nga këto poezi të zgjedhura është botuar  në shtypin e kohës. Një pasus përzgjedhës i poezive të këtij libri  është marrë nga  vepra poetike“Darka e Magjisë”, e botuar  nga “Rilindja”  në vitin 1978. Pjesa tjetër e librit është poezi e krijuar brenda një periudhe më të gjatë kohore. Po që autori e konsideron se ajo përcakton një unifikim të përbashkët dhe plotëson dëshirën e tij. Përkundër kësaj, ajo nuk u botua për gjallje të tij dhe si e këtillë, realizohet, në botim të Shtëpisë  Botuese “Faik Konica”, në vitin 2004. Kështu  libri poetik “Orfeiana” brenda  tërësisë së saj ka  shpërfaqjen e  dëshirueshme  për lexuesin  e saj.

Poezia e Beqir Muliut në të gjitha vëllimet poetike ka parashtrimet përtej kohës së tij dhe për këtë arsye nga në pjesë e studiuesve dhe lexuesve e kanë  konsideruar poezi hermetike, në realitet vargjet dhe meditimet artistike të tija kanë shtirje më artikulime e konkretizuese për kontekstet  shoqërore  të atyre periudhave kohore. Ato kanë depërtime të shprehjes e  mendimit më të thellë filozofik  të cilat përmes metaforës  dhe stilistikës   poetike kanë krijuar shtratin në shtrirje shumëdimensionale, si të këtilla shkrimet e tija, ka komunikuar në  shtrirje më të gjata, e në faktorizim  më koherent  me  kohët e dhembjet  e heshtura  të etnikumit  kombëtar.

Vepra “Orfeiana”, në titull ka të ndërtuar kompozitën kompozicionale më melodinë mitike, që nga Antika e deri të ditët e sotme, sepse dihet mirëfilli, akustika e fyellit të Orfeut. Në këto relikte  kohësh dhe shtrirjesh të zërit lirik-gojor, të bartur nëpër shekuj, vjen edhe poezia e Beqir Musliut, nga të gjitha këto brumosje, ruajtje e bartje të njeriut tonë ajo ka reflektuar  gjithnjë në avancim të fjalës artistike.

Libri hapet me poezinë “ Hagjiografia e Orfianës”, në realitet, poezia brenda shtjellimit ka të trajtuar epoka disa vjeçare të botës njerëzore, që determinojnë krijimin e universit poetik nëpër të gjitha mundësitë e  Orfianës së tij, ajo vjen si  filozofi e përjetimeve dhe e bërjes jetësore për të munduar kohët e trishta, të cilat kanë krijuar  situata nga më të komplikuarat. Këtë ekzistencializëm Beqir Musliu, në vargje e riaktualizon nga zanafilla njerëzore deri në dhembjet e ditëve tonaꓽ.

Më thanë Ademi harroi mëkatin e pafalshëm

Në fytyrën tënde u shpërla purpuri i fshehtë

Më zhveshën lakuriq dhe më përgatitën Varietetin

Gllamën atëbotë më përbiruan nënsqetullave….[1]

I tërë  vargnimi poetik, krijon shtrirjen brenda kompleksitetit  të  Alkimisë, si shfaqje e kërkim i mileniumeve kohore, si  shenjtëri për të ruajtur tokën e të parëve, që në këtë kontekstin e brendshëm shpirtëror ai e ruann dinjitetshën tokën e të parëve të tij Gjilanin e lindjes dhe gurorën e Gllamën. Simbolika e gurit  është vetë jeta e njeriut të tij, e cila vjen si ormanent i krijuar në hapësirën e qëndrueshme të horizontit tokësor dhe qiellor përmes figurave të shprehura në vargje,  e që ato bartin objektivin e mesazhit brenda tekstit.

Poetika në vazhdën e tjetërsimit

Idejshmëria estetike në konceptimin e ndërtimit poetik në këtë vëllim, sinkronizon pjesët më vitale të poetikës artistike me tipologjinë e toposit dhe etnosit. Brenda tërësisë poetike Beqir Musliu, ka bashkërenditur mendimin dhe e anatominë në radhitjen koherente të ngjarjeve historike, duke i veshur ato gjithnjë me veshje e brumosje artistike, me figuracionin e konsiderueshëm gjuhësor e stilistik.

E gjithë poezia e proza e tij të ofroj  kredon e ndjeshmërisaë deri në  thellësi të mendimit artistik. Këto shpalosje, vijnë si rezultat i përkushtimeve të tija, sepse vetë parashtrimi në gjerësi kohore dhe  lidhshmëria e ngjarjeve në bashkëdyzim, me metodologjinë moderne, ka ndikuar që vepra poetike e Beqir Musliut, te tjetërsoj fjalën përmes  metaforës artistike, e cila poezinë e tij e ka vë në binar të lëvizshëm e të bashkërenditur me rrjedhën  e letërsive  më të avancuara Evropiane.

Brenda poezisë së tij, konkretizimi artistik krijon lidhjet e gjata nëpër  diktate të sundimeve, ato vijnë si kërkesa për ndërgjegjësim dhe si kërkesa që artikulojnë  të ardhmen e njeriut të tij.

Si në poezitë e vëllime tjera, poashtu edhe në këtë përzgjedhje të  tij,  pozitë kanë figuracionin e  klithjeve të deri në vetëflijim, sepse brenda  vargjeve, zëri i poetit është kushtrim, thirrje kryengritëse, zëri i poetit është filozofia e të armdhes, sepse kur fjala konkretizon në ide, ajo ndërthurë vetëdijesimin  e njeriut të tij. Të gjitha këto atribute janë  të kristalizuara nëpër peshoren e mendimit filozofik, si rekapitullim i nivelit të të kuptuarit artistik që nga zanafilla e botës njerëzore deri në ditët e sotme. E gjithë kjo strukturë, e ndërtuar mbi bazën e  njohjes dhe kërkimit të fjalës, ndërgjegjëson heroin e kërkuar. Në realitet heroi i Beqir Musliuat, në poezinë e tij është i natyrshëm, sepse ai ka brumosjen  e tij  të kultivuar nëpër të gjitha fazat jetësore, si vetë poezia e tij në këtë vëllim poetik. E gjithë kjo shpalosë vizionin e  përpjekjeve të gjata në ekzistencializmin e njeriut të kësaj toke.

Angazhimi poetik  ka rrjedhshmërinë e unifikimit të mendimit në metafizikën e natyrshme, si modifikim i konceptit të ndërtuar nëpër thellësitë tradicionale të botës shqiptare, gjithnj; duke i dhënë frymëmarrjen e kërkuar në epikën dhe lirikën tradicionale.

Mirëpo, konstruksioni i brendshëm përforcon të gjitha  arteriet ndërtuese poetike, si relacion i vazhdueshëm në identifikim të individualitetit poetik dhe fatit të kolektivitetit.

Koordinimet artistike vijnë me precesionet progresive në poezinë e tij. Në këto afirmacione të mbuluara nëpër kohë, poezia e Beqir Musliut, sikur njeriut të tij i ofron idealizëm e druajtur, të ruajtur nëpër brezni.  Revolta, mospajtimi poetik gjenë shtegdalje në përditshmërinë  e cikleve   të librit “Orfeiana”,si nëꓽ Karta e Alkimis. Poetika e Përditshmërisë, Alkimia apo Zanafilla, Fyelli apo Anatomia e Fjalëve, Zanafilla apo Alkimia, Hiret e Fjetura, Vazhdimi i Alkimisë. Të gjitha këto emërtime i paraprijnë dhe hapin shtigje për të kërkuar kodeksin artistik të Beqir Musliut, ato vijnë e frymëzojnë për njohje dhe kërkimnjohje të vazhdimësisë poetike, në relacionet e botkuptimit  njerëzor dhe hyjnor, si filozofi e trashëguar nëpër thesaret ruajtura në ndërgjegjen e kërkimit të lirisë së munguar.

Fjala testament si  burim  në riktijimin poetik

Në të gjitha variantet e krijimeve poetike, ndërtimet kanë avancimet tematike në shtrirje  të gjerë, ato prejudikojnë  fjalën si testament  përmes figurave të skalitura në konkretësi të brendshme, në meditim, vizion dhe qartësie poetike. Në këto korrelacione kohësh dhe ngjarjesh, Beqir Musliu, ka krijuar  bukurinë e fjalës përmes ironisë dhe shpresës, Në këto kontraste kohësh e flijimesh, dinamika e groteskes, në shoqëri i ka dhënë faktorizim poezisë, në brumosje e në tendencën fjalës në funksionim të mitit, si objektivë ndriçuese në rrethanat shoqërore. Kështu, poezitë  e përmbledhura në vëllimin “Orfeiana”,determinojnë  e faktorizojnë, rolin e shkrimtarit me botën krijuese nëpër katarsiset botës njerëzore, si drejtpeshim dhe artikulim  të ruajtur nëpër frymëmarrjet e kohëve, ato vijnë e  krijojnë rriten e tyre në botën moderne të poetikës së Beqir Musliut.

Që në librin e parë ‘Metafizika e Sfidimit”,  në poezinë “Hiri”, autori gërsheton elementet mitike të fyellit të Orfeut, sepse, frymëmarrjet parapërcaktojnë melodinë në të gjitha variantet poetike, si ndërgjegjësim për të mundur parafytyrimet e mundshme që vijnë nga të gjitha rrethanat  kohoreꓽ

Ti shpëtoj kipcit tim në pasqyrë

Që përgatiti vetëvrasjen e Ikarit në fytyrë[2]

Pra, në të gjitha librat e këtij vëllimi, Beqir Musliu  i ka radhitur në  modifikim,e  në përmasa të realizimit të premisave sa më të  konkretizuara, të cilat burojnë nga shpirti i poetit. I tërë semantizmi  poetik realizohet në qartësinë e shtruarjes së ideve në konceptin poetik, përmes racionalitetit të fjalës, e cila krijon harmonizimin  e mëvetësishëm poetik, si qasje dhe orientim për lexuesin në kërkim të kontinuitetit  të mesazhit deri në thellësi  pikëtakimit.

Gjithnjë në kërkim  për arrirë në destinacionin e verifikuar për qenësinë  biografike të njeriut poetꓽ

Në maje të shpatës kam ecur që të shkoj në këmbë

Që të jem vdekja jote dhe emri im i parë[3]

Apo në vazhdimësinë e këtij libri, si në poezinë  “Alkimia e gurit”ꓽ

Në cilin gur do të më zbulohet rrashta[4]

Vdekja dhe të bëmat janë të lidhura ngushtë me orientimet jetësore, këto fusha të ecjeve të përbotshme, poeti i sheh si fusha të minuara, andaj ai beson në gurin, simbol dhe në gurin metaforë. Alkimia e gurit , në poezinë e Beqir Musliut, është qëndresa e kristaltë në sytë e botës së civilizuar, dhe si e këtillë ajo është pasqyrim i një kulture me shtrirjen gjeografike të tij.

Ndërkaq, në  librin “Klepsidra e  Magjisë”, janë radhitur edhe disa poezi të marra nga libri”Darka e Magjisë”, botuar më parë. Beqir Musliu ka përzgjedhur një pjesë  të poezive brenda këtij libri, të cilat karakterizojnë në shpërfaqjen e botës krijuese të tij, si testament i qëndrueshëm përtej të nesërmes. Magjia e Klepsidrës, prejudikon rrjedhat e jetës nëpër krajatat  e pandalëshme, në parafytyrimin e profilit krijues e njerëzor, sepse vetë jeta krijon mite, e në këto mite, vijnë edhe ngjarjet dhe objektivat që të japin përmasat statistikore të objektivave të jashtme dhe të brendshme,  pamja e jashtme e një objekti të ofron shikueshmërinë për çdo këndë, ndërsa pamja e brendshme e një objekti është enigma dhe anatema e  kësaj bote, në këtë vorbull ngjarjesh, autori në poezinë “Anatema A” thekson në vargjeꓽ

Mund të përbirohemi nëpër rrathët antik

Në fund të këtij udhëtimi mbeti udhëtar

Ai që mbeti i uritur në Darkën e Magjisë[5]

Apo si në  pjesën e këtij cikli poetik “Orfeum 4”, ku ai shprehet si në vargjetꓽ

Për fundin e baladës së filluar

Ja Po të flet vetë zanafilla

Që i ka shtrirë krahët engjëllorë

E të struk në Olimpin e vet

Që ka krijuar nga çdo gjë nga pak

Edhe prej shuplakave të mia

Ku e ulin Diellin metaforë

Ku Bozhurët e Kosovës do të flasin

Për vetë zanafillën që pikon[6]

Pas leximit të tërësishëm të librit “Orfeiana;” Beqir Musliut , të ofron veçoritë dalluese me kodeksin etik, si referencë në përsiatjet poetike të një bote krijuese, ku e zakonshmja determinon në krijimin e realitetit kontestues nga  verdikti i shtresave  të gjera, Në këtë  ruajtje e kërkim të origjinës identiteti i  Orfeian  krijon  kuptimin e fjalës në origjinë, pastaj  poezia merr përkufizimin brenda tërësisë së shtjelluar .

Veçoritë dalluese në poezinë e Beqir Musliun, në këtë vepër dhe në të tjera, të japin fiksimin në përqendrim të kërkimit të fjalës së pafundme etimologjike dhe forcojnë mesazhin deri në përsosshmëri të ndërtimit  artistik, si vlerë estetike dhe si afirmim i letërsisë shqiptare.

Kritiku letrar Ramadan Musliu , për librin “Darka e Magjisë”, në ditët kur doli libri nga shtypi, ndër të tjera shkruanꓽ”Libri  “Darka e Magjisë ndoshta, vlerësuar nga kjo mënyrë e formësimit të tekstit dhe strukturimit logjik që si parim ka natyrën e imanencës poetike, është libri më i suksesshëm i letërsisë shqiptare”[7]

Libri poetik “Orfeiana “ i Beqir Musliut i botuar pas vdekjes së autorit  , aktualizon edhe më tej kërshërinë kërkimtare të veprës së plotë, e cila është shkruar e botuar në zhanre të  ndryshme, ajo është ende  e pa botuar si tërësi. Mirëpo, brenda këtij vëllimi  poetik  konstatojmë se  projektimi i veprës letrare ka shtrirje të gjerë në arealin  topografik të kulturës sonë. Poezia e Beqir Musliut, ajo e shkruar para viteteve të 90-ta në Kosovë, kërkon qasje më kërkimtare të figuracionit artistik, sepse trajtueshmëria estetike dhe mesazhet e dhëna brenda tekstit, atëherë dhe sot, kërkojnë njohje të diktatit shoqëror në periudhën e totalitarizmit në Evropë, e veçmas ndaj fjalës së shkruar shqipe në Jugosllavi. Duke u nisur nga këto rrethana kohore, poezia e Beqir Musliut, ka dallueshmërinë estetike dhe dallueshmërinë metaforike, e cika e ka mundur edhe sistemin e kohës.

Duke pasur parasysh, rrethanat e jetës letrare në Kosovë, e sidomos  fryma kulturore e krijuar  në Rilindjen e atyre viteve, dhe veprat tjera të shkruara  nga kjo plejadë, arti në atë periudhë kohore, arrin objektivën më të ndritshme letrare. Shkrimet e Beqir Musliut, kanë shtrirjen kohore në forcim të standardizimit të fjalës, si përqendrim dhe kodeks artistik, gjithnjë të veshur me petkun  mitologjik  dhe në zgjedhjen e fjalës burimore, me kodim nga bota e pasur bimore, e cila ka ruajtur brenda vetes fleksibilitetin e dhembjeve të gjata në plagët e pashëruara të anatomisë së njeriut të tonë.

Atëherë dhe sot poezia e Beqir Musliut, kërkon, vëmendje dhe njohje të thella të fjalës si përceptim dhe semilogji në ndërthurjen e fantazisë psikologjike, gjerë në pagjumësi të muzës, e në kërkim për të nesërmes.

Gjilan, 24 janar  2026


[1] Beqir Musliu. “Orfeiana”,Botoi ,“Faik Konica, Prishtinë, 2004 fq.457,”

[2] Po aty.fq.49

[3] Po aty fq.60

[4] Poaty fq.65.

[5] Po aty.fq.155.

[6] Po atyfq.168.

[7] Revista javore “ Zëri i Rinisë”, 1978.fq.17

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Qasje shumëdimensionale në romanin “Ndeshtrasha“ të Beqir Musliut

January 24, 2026

U mbajt tryeza “Pena e Flakës”, kushtuar shkrimtarit Beqir Musliu

January 24, 2026

Lutje ty

January 22, 2026
Mos humbni
Kulturë

Qasje shumëdimensionale në romanin “Ndeshtrasha“ të Beqir Musliut

By adminJanuary 24, 2026

Nga: Arsim Halili Hyrje: Që në krye  të   herës  theksojmë se  vepratë e Beqir Musliut…

Alkimia magjike në melodinë poetike të Beqir Musliut

January 24, 2026

Kryetari Haliti përcjell nga afër rregullimin e trafos dhe aktivizimin e sistemit të ngrohjës në shkollën e mesme “ Kuvendi i Lezhës”

January 24, 2026

U mbajt tryeza “Pena e Flakës”, kushtuar shkrimtarit Beqir Musliu

January 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Qasje shumëdimensionale në romanin “Ndeshtrasha“ të Beqir Musliut

January 24, 2026

Alkimia magjike në melodinë poetike të Beqir Musliut

January 24, 2026

Kryetari Haliti përcjell nga afër rregullimin e trafos dhe aktivizimin e sistemit të ngrohjës në shkollën e mesme “ Kuvendi i Lezhës”

January 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.