Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim rektorin e Universitetit publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. Artan Dermakun.
Temë e diskutimit ishte rritja e bashkëpunimit në mënyrë që të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë akademike.
I pari i Gjilanit tregoi se sot me kënaqësi priti në zyrën e tij rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Më tej ai shtoi se bashkë diskutuan për mënyrat se si mund të forcojnë bashkëpunimin mes institucioneve tona, në mënyrë që të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë akademike.
“Arsimi vazhdon të jetë në mesin e prioriteteve kryesore të qeverisjes sonë, andaj do të vazhdojmë të angazhohemi për studentët tanë dhe stafin akademik”, tha kryetari Alban Hyseni ./Gjilani INFO/


