Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit u përurua libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda”
Kulturë

Në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit u përurua libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda”

adminBy adminDecember 31, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, dje u përurua libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda”, vepër postmortum e autorit Bejta Novobrdalija. Në këtë aktivitet morën pjesë stafi akademik dhe studentët e programit “Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet evropiane”.

Përurimi u hap nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Selim Daku, i cili përshëndeti të pranishmit, duke veçuar edhe praninë e dy bijave të autorit.

Më pas, profesori i FShS-së Avni Rudaku, njëherësh recensent, redaktor dhe lektor i librit, foli për vlerat shkencore dhe dokumentare të veprës. Pas një prezantimi të shkurtër të biografisë së autorit, Rudaku u ndal veçanërisht në mjedisin ndërkombëtar të Novobërdës mesjetare, temë kjo me interes të veçantë edhe për studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Novobërda mesjetare ishte e pasur jo vetëm me miniera, por edhe në aspektin sociologjik e demografik, me diversitet etnik dhe kulturor. Ajo tërhoqi sasë, dubrovnikas, grekë, italianë e osmanë, duke ndikuar ndjeshëm në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të popullatës rezidente. Kjo bëri që Novobërda të shndërrohej në një mjedis unik ndërkombëtar”, tha Rudaku.

Ai shtoi se libri përmban të dhëna të mbledhura nga rrëfimet e respondentëve të moshuar, të regjistruara nga vetë autori sa ishte gjallë, si dhe referenca të shumta arkivore, duke e pasuruar veprën me hollësi mbi jetën e përditshme dhe diversitetin etnik, fetar e kulturor të Novobërdës.

Në linjë online nga Stambolli u kyç edhe e bija e autorit, Konsullja e Republikës së Kosovës në Stamboll, znj. Suzan Novobrdalija. Ajo theksoi se i ati ka lënë pas një numër të madh dorëshkrimesh për Novobërdën, Gjilanin dhe Janjevën, si dhe dhjetëra artikuj të botuar ndër vite, duke shprehur shpresën që së shpejti të botohen edhe dorëshkrimet e tjera.

Znj. Novobrdalija u shpreh e emocionuar që libri i babait të saj po promovohet pikërisht në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, duke kujtuar kontributin e hershëm të tij në arsimin dhe jetën institucionale të Gjilanit, i cili në vitin 1961 kishte nënshkruar vendimin për themelimin e Shkollës Normale “Skënderbeu” në Gjilan, ku në vitin 1975 Normalja e Gjilanit u transformua në Akademi Pedagogjike, ndërsa sot në funksionon Universiteti Publik “Kadri Zeka”. Ajo përmendi edhe rolin e Bejta Novobrdalijës si Kryetar i Komunës së Gjilanit, Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Nënkryetar i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese të vitit 1974, si dhe angazhimet e tij diplomatike si Ambasador në Afganistan dhe Konsull i Përgjithshëm në Stamboll, përveç veprimtarisë së tij si gazetar.

Në fund të aktivitetit, studentëve dhe pjesëmarrësve iu dhurua nga një kopje e librit, e nënshkruar nga dy bijat e autorit.

Libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda” është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, në kuadër të Thirrjes Publike për Mbështetjen e Autorit 2025. Projekti kulturor është udhëhequr nga Sevim Kestelli, dizajni i kopertinës është realizuar nga Migjen Fazliu, ndërsa shtypi dhe botimi janë bërë nga shtëpia botuese “Lena Grafik”. Libri përfshin disa kapituj që trajtojnë themelimin, lulëzimin dhe rënien e Novobërdës, si dhe trashëgiminë e saj historike e kulturore, të mbështetur edhe në burime osmane./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit

September 9, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.