Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit u përurua libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda”

December 31, 2025

Kryetari Rahimaj pret në takim Komandantin e FSK-së Arben Avdyli

December 31, 2025

Drejtoresha Ajeti shpërndau dhurata për fëmijët e çerdheve publike në Viti

December 31, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit u përurua libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda”
  • Kryetari Rahimaj pret në takim Komandantin e FSK-së Arben Avdyli
  • Drejtoresha Ajeti shpërndau dhurata për fëmijët e çerdheve publike në Viti
  • I konfiskohet pistoleta një personi në Gjilan
  • Arrestohen tre persona në Gjilan për kanosje të zyrtarëve policorë
  • Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka” kanë prezantuar dy hulumtime shkencore
  • FC Drita shpërndanë dhurata për fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”
  • Kryetari Hyseni: I nderuar që pranova Mirënjohje nga Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka” kanë prezantuar dy hulumtime shkencore
Lajme Lokale

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka” kanë prezantuar dy hulumtime shkencore

adminBy adminDecember 31, 2025Updated:December 31, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë prezantuar rezultatet e dy hulumtimeve shkencore të realizuara në kuadër të Laboratorit të Shkencave Sociale, duke dëshmuar angazhimin e tyre aktiv në kërkimin shkencor dhe analizën e çështjeve me rëndësi shoqërore dhe akademike.

Me këtë rast Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka vlerësuar lart punën e studentëve dhe rëndësinë e këtyre hulumtimeve, duke theksuar se universiteti vazhdon të mbetet i përkushtuar në zhvillimin e kërkimit shkencor cilësor dhe në fuqizimin e rolit të studentëve në trajtimin e çështjeve me interes shoqëror, kombëtar dhe rajonal.

Edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, ka theksuar se prezantimi i këtyre hulumtimeve nga studentët dëshmon lidhjen e suksesshme ndërmjet teorisë dhe praktikës, si dhe rolin aktiv të fakultetit në prodhimin e njohurive shkencore. Sipas tij, përfshirja e studentëve dhe nxënësve maturantë në hulumtime të tilla përbën një model të mirë bashkëpunimi akademik dhe komunitar.

Hulumtimi i parë, me titull “Ndikimi i distancës sociale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i prezantuar nga studentet Drenushë Ramadani dhe  Vaxhide Gagica, trajton perceptimet, qëndrimet dhe nivelin e distancës sociale ndërmjet komuniteteve, si faktorë me ndikim në dialogun politik dhe proceset e paqes ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq, hulumtimi i dytë, “Preferencat e të rinjve kosovarë për destinacionet turistike në Evropë”, i cili u prezantua nga Dekani i FShS në UKZ Selim Daku, fokusohet në analizimin e prirjeve, interesave dhe faktorëve që ndikojnë në zgjedhjet turistike të të rinjve nga Kosova, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe për politikat rinore.

Të dy hulumtimet janë realizuar gjatë periudhës qershor – nëntor 2025, me përfshirjen e stafit akademik, studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe nxënësve maturantë të shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit, të cilët kontribuuan në mbledhjen dhe analizën e të dhënave.

Përmes këtyre prezantimeve, studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” po kontribuojnë drejtpërdrejt në kuptimin e sfidave shoqërore dhe interesave të të rinjve, duke krijuar bazë për debate, politika dhe iniciativa që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e komunitetit./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Rahimaj pret në takim Komandantin e FSK-së Arben Avdyli

December 31, 2025

Drejtoresha Ajeti shpërndau dhurata për fëmijët e çerdheve publike në Viti

December 31, 2025

FC Drita shpërndanë dhurata për fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”

December 30, 2025
Mos humbni
Kulturë

Në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit u përurua libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda”

By adminDecember 31, 2025

Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, dje u…

Kryetari Rahimaj pret në takim Komandantin e FSK-së Arben Avdyli

December 31, 2025

Drejtoresha Ajeti shpërndau dhurata për fëmijët e çerdheve publike në Viti

December 31, 2025

I konfiskohet pistoleta një personi në Gjilan

December 31, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit u përurua libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda”

December 31, 2025

Kryetari Rahimaj pret në takim Komandantin e FSK-së Arben Avdyli

December 31, 2025

Drejtoresha Ajeti shpërndau dhurata për fëmijët e çerdheve publike në Viti

December 31, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.