Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Delegacioni i UP “Kadri Zeka” zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

December 19, 2025

Presidentja Osmani: Bahamas njeh Kosovën

December 19, 2025

Pensionistët janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë sonë

December 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Delegacioni i UP “Kadri Zeka” zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër
  • Presidentja Osmani: Bahamas njeh Kosovën
  • Pensionistët janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë sonë
  • Gjilan: Janë ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave për verpra të ndryshme penale
  • U realizua analiza e performancës profesionale për disa nga shërbimet internistike dhe kirurgjike në Spitalin e Gjilanit
  • Bashkëpunim për një sektor më të qëndrueshëm të mbeturinave
  • Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh të motoçikletave në qytetin e Gjilanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Delegacioni i UP “Kadri Zeka” zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër
Lajme Lokale

Delegacioni i UP “Kadri Zeka” zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

adminBy adminDecember 19, 2025Updated:December 19, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka zhvilluar me sukses javën studimore ndërkombëtare “Mobility Exchange for Staff and Students” në Pedagogische Hochschule Zug (PH Zug), në Zvicër.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe zgjerimit të mundësive për mobilitet të stafit dhe studentëve.

Delegacioni i UKZ-së, i përbërë nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Dr. Dukagjin Leka, U.D. Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime Betim Berisha, si dhe 11 studentë të UKZ-së, u prit në takim të veçantë nga Rektorja e PH Zug, Prof. Dr. Esther Kamm, së bashku me ekipin e saj drejtues.

Gjatë takimit zyrtar, Rektori Dërmaku mbajti një fjalim përshëndetës, në të cilin prezantoi Universitetin Publik “Kadri Zeka”, misionin, vizionin dhe zhvillimet e fundit institucionale, duke theksuar ndërkombëtarizimin si një nga prioritetet strategjike të UKZ-së. Ai vlerësoi lart mikpritjen e PH Zug dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të stafit akademik dhe administrativ, si dhe krijimit të mundësive të reja për mobilitet studentor.

Përgjatë javës studimore, delegacioni i UKZ-së mori pjesë në ligjërata tematike, punëtori akademike, prezantime institucionale dhe takime me staf akademik dhe administrativ, ku u diskutuan praktikat më të mira në mobilitetin ndërkombëtar, menaxhimin e projekteve, inovacionin në mësimdhënie dhe zhvillimin institucional.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe avancimi i projektit aktual të exchange-it me studentë, i cili ka dëshmuar ndikim pozitiv në përgatitjen akademike dhe ndërkulturore të pjesëmarrësve. Po ashtu, u theksua suksesi i projektit të exchange-it me mësuesit e shkollave fillore, ku pjesëmarrja është rritur për 100%, duke reflektuar interesim dhe përfitime konkrete për sistemin arsimor.

Një prezantim gjatë vizitës në PH Zug me temën “Global Collaboration for Better Education: The PH Zug and UKZ Exchange”, u realizuar nga Betim Berisha dhe studenti nga Fakulteti i Edukimit, Premtim Baftiu, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme akademike.

Gjatë vizitës u zhvillua gjithashtu një takim me përfaqësues të Universitetit të Luzernit (HSLU), me të cilët UKZ ka realizuar tashmë aktivitete të përbashkëta dhe pritet që në prill të vitit 2027 të organizohet një aktivitet i madh që do të përfshijë rreth 100 staf dhe studentë nga të dy universitetet, si dhe 20 biznese vendore.

Një perspektivë shumë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe angazhimi i përbashkët për projekte të ardhshme Erasmus+, duke pasur parasysh se Zvicra pritet që nga viti 2027 të jetë sërish pjesë e programit Erasmus+, çka hap mundësi të reja për mobilitet, projekte të përbashkëta dhe partneritete strategjike. Po ashtu, ky bashkëpunim krijon mundësi reale që studentët e UKZ-së në të ardhmen e afërt të realizojnë shkëmbime semestrale në Zvicër.

Kjo vizitë konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer institucional ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka”, PH Zug dhe partnerëve të tjerë zviceranë, si dhe përkushtimin e UKZ-së për integrim të mëtejmë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Në përmbyllje, delegacioni i UKZ-së shpreh falënderime të sinqerta për partnerët nga Zugu dhe Luzerni për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe një falënderim të veçantë për studentët e UKZ-së për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz të universitetit./Gjilani INFO/ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bashkëpunim për një sektor më të qëndrueshëm të mbeturinave

December 19, 2025

Kryetari Rahimaj tregon projektet e përfunduara në disa fshatra të Kamenicës

December 19, 2025

Komuna e Gjilanit, merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve

December 19, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Delegacioni i UP “Kadri Zeka” zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

By adminDecember 19, 2025

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr.…

Presidentja Osmani: Bahamas njeh Kosovën

December 19, 2025

Pensionistët janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë sonë

December 19, 2025

Gjilan: Janë ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave për verpra të ndryshme penale

December 19, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Delegacioni i UP “Kadri Zeka” zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

December 19, 2025

Presidentja Osmani: Bahamas njeh Kosovën

December 19, 2025

Pensionistët janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë sonë

December 19, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.