Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet për vrasje në tentative një person i mitur në Gjilan

December 13, 2025

Moti sot

December 13, 2025

Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Zhegër të Gjilanit

December 13, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet për vrasje në tentative një person i mitur në Gjilan
  • Moti sot
  • Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Zhegër të Gjilanit
  • Prezantohet raporti analitik mbi transparencën, integritetin dhe menaxhimin e projekteve publike në Komunën e Kamenicës
  • Ora me akrepa të thyer
  • Shqiptohen 1 mijë e 418 gjoba brenda një jave në Rajonin e Gjilanit
  • Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz
  • Hulumtimi i programeve universitare dhe programeve trajnuese për arsim dhe aftësim të mëtutjeshëm në Kolegjin AAB
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Ora me akrepa të thyer
Kulturë

Ora me akrepa të thyer

adminBy adminDecember 12, 2025Updated:December 12, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Faruk Tasholli

/ Në kujtim të miqve të mi, poetëve boemë,
Mirko Gashit, Tahir Deskut dhe Nehat S.
Hoxhes /

Në rrugën poshtë Katedrales së Prishtinës
Artistët e lodhur i ka zënë gjumi
Me ballin e mbështetur në cepa tavolinash

Vëzhguesit policorë kot e bjerrën ditën
Duke dëgjuar tingëllimën e fjalëve të largëta
Për Pjetër Bogdanin a për zogjtë e Stimfalisë

Kafenetë janë varrosur e kujtimet krejt zbehur
E letrat e zhubravitura në qiellin plot ëndrra
Fluturojnë si zogj të trazuar
Me shpirtin e derdhur fjalëve pa rend

Hajde ta çojmë nga një për fundin e gëzuar
Të tjerët ikën me disiplinë pedante
Teksa lanë anash patrulluat e lodhura
Që presin gatitu të vjellin zjarr prej tytash

U bë vonë e ndër qepalla gravohet
Ora me akrepa të thyer

Është kohë pushtimi apo fillimi i rënies
Së atyre që erdhën me helmeta të rënda
Për ta shkelur qelqin e këngës së boemëve

Jashtë po bie borë e rrugët janë zbrazët
Ngricat e harresës tashmë e mbuluan një stinë
Gëzuar se fundi do të jetë i gëzuar
Edhe nëse bulojmë si lulet e dhembjes

Në rrugën poshtë Katedrales së Prishtinës
Brenda kopertinave të kujtesës është mbyllur një jetë
Plot zjarmi plot duf plot etje plot angështi
Gëzuar se fundi do të jetë i gëzuar
Së paku jetën ta bëjmë poezi /Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Sërish te unë

December 11, 2025

Pensionohet aktorja Mejreme Berisha

December 4, 2025

Hapet ekspozita ‘Mistikja e një universi artistik’ e profesorit Avni Behluli”

November 25, 2025
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet për vrasje në tentative një person i mitur në Gjilan

By adminDecember 13, 2025

Në Gjilan është arrestuar një person i mitur, i cili për shkak të një…

Moti sot

December 13, 2025

Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Zhegër të Gjilanit

December 13, 2025

Prezantohet raporti analitik mbi transparencën, integritetin dhe menaxhimin e projekteve publike në Komunën e Kamenicës

December 12, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet për vrasje në tentative një person i mitur në Gjilan

December 13, 2025

Moti sot

December 13, 2025

Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Zhegër të Gjilanit

December 13, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.